Shefja e grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila është deklaruar pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit lidhur me thirrjen e seancës për votimin e presidentit.
Ajo tha se kjo çështje nuk ka qenë temë diskutimi në mbledhjen e sotme të kryesisë.
Më tutje Lila tha se deri të premten pritet që të bëhet betimi i deputetëve të rinj.
Pas kësaj ajo deklaroi se do të thirret një seancë e jashtëzakonshme për votimin e presidentit.
“Hapi i parën është betimi i deputetëve të rinj. Sipas të gjitha gjasave të premten në rendin e ditës do të jetë edhe betimi i deputetëve të rinj dhe pastaj seanca për zgjedhjen e presidentit do të jetë seancë e jashtëzakonshme. Sot nuk ka qenë temë kjo çështje”, ka thënë Lila./Front Online/
https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/288043826027374