Mimoza Kusari –Lila nga Alternativa, e cila bën pjesë në subjektin Vetëvendosje, ka folur për zhvillimin ekonomik në vend, dhe planet e parapara në Qeverinë Kurti 2.
Ndërsa foli për barrierat tregtare mes shteteve, karshi Kosovës, Kusari-Lila u shpreh se gjithnjë është pro reciprocitetit, njofton Klan Kosova.
”Barrierat tregtare që sot ekzistojnë dhe janë prezente edhe në rajon, përfshirë edhe me vendet mike, jo vetëm me Serbinë, dhe me vendet me të cilat kemi lidhje vëllazërore siç është rasti edhe me Shqipërinë, ka probleme të cilat janë evidente në mes të tregtimit të qarkullimit të mallrave dhe operimit të bizneseve në këtë anë dhe në atë anë të kufirit”.
”Përgatitja e listës së eliminimit të të gjitha këtyre pengesave, është e domosdoshme, politikë proaktive tregtare”.
”Në atë dikaster duhet të ketë qasje proaktive. Është problem tepër e rëndë qasja e Serbisë, dhe problemet që Serbia ia bënë Kosovës në veçanti edhe për transportin e mallrave sepse rruga më e shkurtër për në BE në transportin rrugor shkon përmes Serbisë”.
”Qasja duhet të jetë e përgjithësuar, dhe me fokus e objektiv avancimin e sektorit të prodhimit në Kosovë për aq sa na lejon edhe Marrëveshja e Stabilizim Asociimit”.
”Ndërsa me vendet që nuk e respektojnë, përdoret reciprociteti. Unë jam ithtare e reciprocitetit jo vetëm në kuptimin politik, por jam ithtarë e reciprocitetit si parim i shtetësisë”.