Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka kritikuar LDK-në për përjashtimin e Vjosa Osmanit, raporton Front Online.
Ajo ka thënë se disa deputet që janë në fund të listës së LDK-së, kanë arritur të zënë ulëse në Kuvendin e Kosovës, për shkak të Osmanit.
“Deputetët e fundit në listën e LDK-së, kanë ardh falë deputetëve që janë të parë në listë, e nuk do të vijnë më në Kuvend”, ka thënë ajo në Debat Plus./Front Online