×
  • Lajme
  • Lajme

    Kusari-Lila operohet pasi u diagnostikua me kancer të gjirit

    FrontOnline
    08 Nëntor 2024

    Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, është operuar nga kanceri i gjirit.

    Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kusari-Lila, e cila ka njoftuar se tri javë më parë, gjatë një kontrolli rutinor, u diagnostikua me kancer të gjiri dhe pas rekomandimeve të mjekëve në Klinikën Universitare, vendosëm për operacion dhe trajtim.

    Shkrimi i plotë:Detektimi i hershëm shpëton jetë!

    Të dashura mike dhe miq,Dua të ndaj një lajm me ju. Sot dola nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës – Klinika e Kirurgjisë Torakale pas operimit të kancerit të gjirit.

    Tri javë më parë, gjatë një kontrolli rutinor të cilin e bëj çdo vit, u diagnostikova me kancer të gjirit, dhe pas rekomandimeve të mjekëve në Klinikën Universitare, vendosëm për operacion dhe trajtim.Për të gjitha vajzat dhe gratë që nuk kanë bërë ekzaminimin e gjirit gjatë muajit tetor të ndërgjegjësimit për parandalimin e kancerit të gjirit, JU LUTEM ta bëni sa më parë. Kontrolli rutinor mund të realizohet në qendrat e mjekësisë familjare, në spitalet rajonale dhe në të gjitha vendet ku ofrohet mamografia.

    Detektimi i hershëm shpëton jetë, ndërsa vonesat për zbulimin dhe identifikimin e hershëm mund të sjellin pasoja shumë më të rënda.Fatmirësisht, unë e zbulova në një fazë të hershme dhe trajtimi është shumë më i lehtë sesa në fazat e avancuara.

    Një falënderim i veçantë për radiologen Dr. Shkëndije Nuza, kirurgun torakal Dr. Avni Behluli, drejtorin e Klinikës Torakale Dr. Nazmi Kolgeci, anesteziologen Dr. Medita Hashimi, motrës/infermiere Sadbere si dhe infermierët dhe të gjithë stafin mbështetës të Klinikës Torakale në Prishtinë.Angazhimi dhe përkushtimi i tyre ishte profesional dhe shumë njerëzor.

    Ju faleminderit të gjithëve për mesazhet tuaja inkurajuese dhe mbështetjen tuaj.Shëndet e dashuri për të gjithë ju!

    Nga Rubrika
    Lajme08 Nëntor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim presidentin e Federatës pan-shqiptare “Vatra”, Elmi Berisha, për të cilin tha se ka...
    Bota/Rajoni08 Nëntor 2024
    Ndërsa Donald Trump përgatitet për presidencën e dytë, Ballkanin Perëndimor e presin kohë të pasigurta përpara. Sipas disa analistëve, janë dy popuj...
    Lajme08 Nëntor 2024
    Grupi “Yjet” i 24 fëmijëve parashkollorë të kopshtit “Lulevere” të shoqëruar nga mësueset e tyre dhe disa prindër kanë vizituar sot NP...
    Të tjera
    Vip08 Nëntor 2024
    Gjesti dhe Xheneta kanë debatuar ashpër e me tone të larta pas sfidës me puthje për të fituar një shishe verë. Kësisoj,...
    Vip08 Nëntor 2024
    Mevlani dhe Rezi kanë diskutuar ashpër me njëri-tjetrin për qëndrimin e tyre brenda Big Brother VIP Kosova 3. Rezi i kërkonte Mevlanit...
    Vip08 Nëntor 2024
    Raporti mes Mevlanit dhe Rezit ka ndryshuar shumë teksa në fillim ishin miq të mirë. Kësisoj, gjatë një diskutimi me Mevlanin, Leo...
    Vip08 Nëntor 2024
    Gjesti ka vazhduar debatin me Xhenetën duke e kritikuar ashpër për mënyrën e saj të komunikimit. Ai vazhdoi t’a kritikojë Xhenetën që...
    Vip08 Nëntor 2024
    Gjesti dhe Xheneta kanë vazhduar debatin e tyre e ku nuk e kursyen njëri-tjetrin nga shumë fjalë. Teksa Gjesti kërkonte nga Xheneta...
    Vip08 Nëntor 2024
    Sara dhe Burimi kanë krijuar një ‘emision’ brenda shtëpisë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova. ‘Pyetje pafund’ e kanë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.