×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Kusari-Lila nënshkruan inicimin e procedurës të ligjit për çmimet tavan

    FrontOnline
    20 Shkurt 2026

    Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila ka bërë të ditur se pas miratimit të agjendës legjislative në Qeverinë e Kosovës, ka nënshkruar inicimin e procedurës për Projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në rast të krizave ekonomike (Ligji për çmimet tavan).

    Përmes një postimi në Facebook, ministrja tha se ky është një hap i domosdoshëm për të mbrojtur konsumatorin dhe për të garantuar stabilitet në treg, transmeton Klankosova.tv.

    Sipas Kusari-Lilës, ky projektligj krijon bazën ligjore për ndërhyrje të shpejtë dhe të drejtë kur qytetarët përballen me:

    – rritje të papritura të çmimeve;

    – mungesë të produkteve themelore;

    – çrregullime në furnizim.

    “Qëllimi nuk është ndërhyrja arbitrare në treg, por mbrojtja e qytetarëve nga abuzimi dhe spekulimi në kohë krize. Masat janë të përkohshme, proporcionale dhe të orientuara drejt ruajtjes së stabilitetit ekonomik. Duke adresuar edhe vërejtjet e Gjykatës Kushtetuese nga e kaluara, po ndërtojmë një kornizë më të fortë, më të qëndrueshme dhe ligjërisht solide. Në një periudhë kur inflacioni ka prekur çdo familje, shteti duhet të jetë garant i balancës mes tregut të lirë dhe interesit publik”, tha ajo.

    Nga Rubrika
    Lajme03 Mars 2026
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se autoritetet e Katar do të mbulojnë shpenzimet e akomodimit në hotel për...
    Lajme03 Mars 2026
    Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane i Kroacisë, Gordan Grliq Radman, duke komentuar situatën e sigurisë në Lindjen e Mesme dhe...
    Lajme03 Mars 2026
    Lideri i VV-së, Albin Kurti, nuk e do më Vjosa Osmanin për presidente. Gazeta Nacionale ka mësuar se kryeministri Kurti ka vendosur...
    Të tjera
    Sport03 Mars 2026
    Në këtë sezon të Premierligës ka një trend të qartë: golat nga situatat e ndalimit të lojës si: goditjet nga këndi, goditjet...
    Opinione03 Mars 2026
    Nga: Gjergj Dedaj Jugonostalgjikët dhe autonomistët janë çdo ditë e më shumë agresiv, për të zënë pozita kyqe në regjimin e Kurtit,...
    Lifestyle03 Mars 2026
    Numri më i madh i milionerëve është nga tri profesione të cilat fitojnë më së shumti: teknologjia informative, financat dhe kontabiliteti. Andaj...
    Vip03 Mars 2026
    Armir Shahini i njohur si Miri ka hedhur akuza në drejtim të produksionit të Big Brother. Derisa po qëndronte në oborr me...
    Lajme03 Mars 2026
    Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka ironizuar me pyetjen e gazetarit se a ka votë për Presidenten Vjosa Osmani....
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se është ofruar të ndihmojë Emiratet e Bashkuara Arabe të mbrohen nga sulmet ajrore iraniane. Ukraina ka...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.