×
  • Lajme
  • Lajme

    Kusari-Lila: Kryesisë i kemi proceduar dy kërkesa, atë për Ligjin për Zgjedhje dhe zgjedhjen e presidentit

    FrontOnline
    02 Prill 2021

    Ushtruesja e detyrës së shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza  Kusari-Lila në një konferencë për media ka bërë të ditur se sot kanë paraqitur kërkesën në Kryesi për amandamentimin për Ligjin për Zgjedhje dhe për dy kandidatura për president, ku për presidente është kandidatja Vjosa Osmani dhe kandidati i dytë është Nasuf Bejta.

    Sipas saj, së pari është thirrur seanca e jashtëzakonshme për amandamentimin e Ligjit për Zgjedhje, e nëse ka vullnet të deputetëve atëherë do të caktohet edhe ajo për presidentin.

    Në Kryesinë e Kuvendit do të diskutohet për Ligjin për Zgjedhje, ka deklaruar ajo.

    “Kryesia e Kuvendit do të trajtojë amandamentin për Ligjin për Zgjedhjet në mbledhjen e radhës. Ne kemi kërkuar që seancën e parë të jashtëzakonshme ta kemi sot, me pikën e vetme për amanadmentin për Ligjin për Zgjedhje. Nga procesi i fundit zgjedhor kemi parë një mobilizim të madh të mërgatës por ai vullnet nuk është përkthyer në futjen e rezultatit përfundimtar zgjedhor. Ne kemi dhënë premtimin kryesor që Ligji i Zgjedhjeve do të ketë prioritet që do të prek këtë pjesë. Kandidatja e parë për presidente është Vjosa Osmani dhe kandidati i dytë është Nasuf Bejta dy kërkesat janë protokoluar pranë sekretarisë së Kuvendit”, ka thënë Kusari-Lila.

    Ajo ka thënë se Vjosa Osmanin do ta kenë presidente në momentin kur të votohet në Kuvendin e Kosovës.

    “Përderisa ne nuk mund të dijmë saktë se çka do të ndodhë, nuk mund të them asgjë. Është një seancë e cila synon ti arrijë mandatet ligjore dhe kushtetuese”, ka thënë ajo.

    Kjo do të varet nga procedimi i Ligjit për Zgjedhje, derisa deputetët dhe Kryesia janë në Kuvend.

    E, pyetur se a mund të mbahet seanca sot apo nesër ajo ka thënë se këtë nuk mund ta paragjykon.

    “Nuk mund të paragjykojë tani se e a mund të ketë debat për Ligjin për Zgjedhje. Vullneti ynë është që të shkojë në procedurë të përshpejtuar”, ka thënë ajo/Front Online/

    Prince Espresso miku më i mirë i yjeve të Sunny Hill Festival
    Nga Rubrika
    Lajme11 Tetor 2024
    Visar Azemi nga Lidhja Demokratik e Kosovës ka reaguar në lidhje me shqetësimet për mungesën e ushqimit për ushtarët e FSK-së. Azemi...
    Lajme11 Tetor 2024
    Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë e ka uruar ekipin e FSK-së për marrjen e medaljes së argjendtë në ushtrimin “Cambrian...
    Lajme11 Tetor 2024
    Tetë nga njëmbëdhjetë personat e lënduar në aksidentin që ndodhi në Veternik janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për...
    Të tjera
    Lajme11 Tetor 2024
    Ka përfunduar debati rreth audio-incizimit të shefes së grupit parlamentar të Levizjës Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila me kriminelin Milan Radoiçiq. Në këtë seancë...
    Lajme11 Tetor 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Yaşar Güler. Ai tha se Güler solli...
    Lajme11 Tetor 2024
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, tha se pas publikimit të audio-incizimit të Mimoza Kusari-Lilës me kriminelin Milan Radoiçiq, është...
    Lajme11 Tetor 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se i ka shprehur mirënjohjen më të thellë komandantit të deritanishëm të KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash për...
    Lajme11 Tetor 2024
    Admirali Stuart B. Munsch, komandant i Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli dhe komandanti i ri i KFOR-it, Enrico Barduani, kanë zhvilluar...
    Lajme11 Tetor 2024
    Ministria e Mbrojtjes ka dalë me një reagim pasi në media është raportuar se komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, ka paralajmëruar pezullim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.