Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka kritikuar ish-presidentin Hashim Thaçi, i cili ishte shprehur se kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, është njeriu më i lumtur, në lidhje me Gjykatën Speciale raporton Front Online.
Kusari-Lila ka thënë se Kurti e ka kaluar popullaritetin e tij edhe sa ka qenë Thaçi president, andaj edhe nuk i është duhur që ky i fundit të shkoj në Hagë.
“Zoti Kurti e ka tejkaluar popullaritetin e Hashim Thaçit, duke qenë ai president. Nuk iu ka deshur Albin Kurtit që Thaçi të shkoj në Hagë e të ja zë vendin. Ai në mënyrën më të vështirë është ngritur politikisht”, ka thënë ajo në Debat Plus./Front Online/