×
  • Lajme
  • Lajme

    Kusari-Lila flet për refuzimin e Abdixhikut duke i relativizuar ofendimet e Kurtit: “LDK ka përjetuar situata më të rënda”

    FrontOnline
    08 Prill 2025

    Kryetarja e partisë ‘Alternativa’, Mimoza Kusari-Lila, në emisionin CONTEXT në ATV, ka komentuar refuzimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për të qenë pjesë e bashkëqeverisjes, duke thënë se vendimet politike nuk duhet të udhëhiqen nga ndjenjat personale.

    Sipas Kusari-Lilës, çdo subjekt politik mban përgjegjësi ndaj strukturave dhe elektoratit, por veprimet e sotme duhet të fokusohen në të ardhmen.

    “Para se me hartu, shkurtimisht e lexova reagimin e kryetarit të Lidhjes Demokratike. Natyrisht, është e drejtë e tyre dhe referenca në retorikë është referencë në të kalumen. E kalumja ka pasë situata shumë më të rënda për këtë subjekt… gjithsesi është vendim ose veprim për të cilin ata normal i japin llogari edhe strukturave edhe elektoratit të vet. Po një pozicion që duhet me qenë për të gjithë, e përfshirë edhe neve si partinë e parë, është që veprimet tash e tutje, më shumë sesa për të kalumën, kanë bajmë për të ardhmen”, tha Kusari-Lila.

    Nga Rubrika
    Lajme24 Prill 2025
    Një burrë është arrestuar në Fushë Kosovë, i cili dyshohet se i kishte vënë zjarrin një lokali. Në polici, këtë e ka...
    Lajme24 Prill 2025
    Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, për FrontOnline ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje nuk po ndërmerr hapa konkretë...
    Lajme24 Prill 2025
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ka reaguar pas dështimeve të njëpasnjëshme për zgjidhjen e kryetarit të Kuvendit, duke i...
    Të tjera
    Lajme24 Prill 2025
    Gjatë ditës së enjte, sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, pritet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët....
    Lajme23 Prill 2025
    Deputeti i Parlamentit Evropian, Tonio Picula, në një intervistë për median kroate “24sata” ka folur për politikën e Serbisë karshi Bashkimit Evropian,...
    Lajme23 Prill 2025
    Shoqata e Industrisë së Qumështit të Kosovës (SHIQK) ka reaguar me shqetësim dhe keqardhje të thellë ndaj një deklarate të sekretarit organizativ...
    Lajme23 Prill 2025
    Njohësi i politikave, Shenoll Muharremi ka bërë një reagim, referuar një sulmi tjetër siç thotë ajo nga partia e pushtetit në largim,...
    Lajme23 Prill 2025
    Të enjten në Kosovë do të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat do të marrin karakter zhvillimi...
    Bota/Rajoni23 Prill 2025
    Numri i të plagosurve nga tërmeti në Turqi ka arritur në 151. Ata janë lënduar pasi janë hedhur nga lartësitë për shkak...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.