Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se fitorja e Shpejtim Bulliqit sot në Podujevë flet për nevojën e qytetarëve për ta shprehur mllefin e akumuluar me situatën në Kosovë.
Ajo përmes një postimi në Facebook ka uruar për fitoren e VV-së në këtë komunë.
“Fitorja e Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe Kryetarit të zgjedhur Shpejtim Bulliqi sonte në Podujevë flet zëshëm për vullnetin e qytetarëve për ndryshim dhe nevojën për t’u shprehë pas mllefit të akumuluar me situatën në Kosovë. Urime Podujevë, Urime bashkëpunëtorë të Lëvizjes dhe urime Kryetar i zgjedhur i Podujevës! Ndryshimi i radhës në krejt Kosovën, së shpejti”, ka thënë ajo.