×
  • Lajme
  • Lajme

    “Kurtit do t’i imponohet fuqishëm dialogu nga ndërkombëtarët”

    FrontOnline
    14 Prill 2021

    Ish-Ministri i Integrimeve Europiane, Bekim Çollaku, ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi është një proces politik i imponuar nga bashkësia ndërkombëtare.

    Ai, në Rubikon të Klan Kosovës, ka thënë se si i tillë dialogu me Serbinë do të jetë një çështje goxha e rëndësishme me të cilën do të duhet të merret cilado Qeveri e Kosovës derisa të arrihet një marrëveshje përfundimtare me Serbinë.

    “Dialogu nuk është një gjë që e ka shpikur në atë kohë Qeveria e Kosovës, ose një gjë e shpikur apo e imponuar nga Serbia. Ka qenë një çështje e kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar, më saktësisht nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, që erdhi menjëherë pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në çështjen që kishte adresuar atëherë Serbia sa i përket legjitimitetit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës”.

    “Si një proces politik është i imponuar nga bashkësia ndërkombëtare, prandaj sa herë që në kontekstin e brendshëm flasim për dialog duhet ta kemi të qartë këtë. Nuk mund ta akuzojmë asnjë qeveri se e ka apo nuk e ka prioritet këtë çështje. Është një çështje e rëndësishme e imponuar nga bashkësia ndërkombëtare dhe si e tillë është barrë që do t’i takojë secilës qeveri në Kosovë për aq kohë sa nuk arrihet një marrëveshje finale për normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”.

    Çollaku është shprehur i bindur se ndërkombëtarët do t’ia imponojnë dialogun me Serbinë edhe kryeministrit Albin Kurti, ani se ky i fundit këtë çështje e ka vendosur si prioritetin e katërt të qeverisjes së tij.

    “Kjo qeveri dhe kryeministri [Albin Kurti] që e udhëheq këtë qeveri ka thënë se kjo çështje nuk është prioritet, por se a do të jetë ose jo prioritet do ta shohim në javët në vazhdim. Nëse dialogu nuk rifillon brenda gjashtë muajsh, atëherë kjo qeveri do të dëshmojë se nuk e ka prioritet dialogun. Pavarësisht se sa do ta shtyjë, kjo është një çështje që do të kërkojë përsëri vëmendjen e qeverisë dhe të gjitha institucioneve. Nuk mendoj që për Kosovën, por as për Serbinë, ka ndonjë mjet tjetër më të rëndësishëm në dispozicion për të arritur që të përmbyllen problemet dhe çështjet e hapura mes të dyja shteteve dhe aq më tepër për të shpresuar për të bërë përparim në proceset euroatlantike, sidomos për Kosovën”.

    “Nuk është çështje dëshire e një kryeministri, qeverie apo parlamenti. As që kam dilemë se do t’i imponohet, por sa do të jetë rezistues ndaj kësaj çështje do ta tregojë koha – por s’kam asnjë dilemë se do t’i imponohet fuqishëm nga bashkësia ndërkombëtare. Nuk ka mekanizëm tjetër që do ta zëvendësonte dialogun”.

    KEDS fillon pilot projektin për inspektimin e rrjetit elektrik me dron
    Nga Rubrika
    Lajme10 Tetor 2024
    Sot janë bërë 25 vjet që nga themelimi i Partisë Demokratike të Kosovës. E sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka...
    Lajme10 Tetor 2024
    Orari sipas rajoneve të Kosovës: 10 Tetor Prishtinë Punime të domosdoshme për siguri të sistemit 1. Nga NS 35/10kV Koliqi do të...
    Lajme10 Tetor 2024
    Gjatë kontrollit të djeshëm nga policia në shtëpinë e një të dyshuari në Zveçan i janë gjetur dhe konfiskuar tri pushkë të...
    Të tjera
    Lajme10 Tetor 2024
    Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton se pas publikimit të informatave rreth kërcënimit që ka marrë gazetari, Vehbi Kajtazi për shkak të punës...
    Lajme10 Tetor 2024
    Zëvendëskryeministri i vendit, Besnik Bislimi sot do të zhvillojë një takim me emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Në...
    Lajme10 Tetor 2024
    Partia Demokratike e Kosovës shënon sot 25-vjetorin e themelimit. Kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi ka bërë një postim rreth kësaj dite...
    Lajme10 Tetor 2024
    Ramiz Kelmendi, pronar i zinxhirit të marketeve ETC, thotë për FrontOnline se e sheh të paarsyeshëm ligjin për tatimin në pronë dhe...
    Bota/Rajoni10 Tetor 2024
    Stadiumi Tropicana Field – shtëpia e ekipit të bejsbollit Tampa Bay Rays – duket se është dëmtuar rëndë nga Uragani Milton që...
    Lajme10 Tetor 2024
    Një rast i rënd dyshohet të ketë ndodhur në autobusin 4 të trafikut urban në Prishtinë, ku një i moshuar dyshohet se...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.