Ka kaluar koha kur kosovarët kanë qëndruar në bregdetin shqiptar për “patriotizëm”.
Tashmë operatorët turistikë në Shqipëri po krijojnë kushte për turizëm të mirëfilltë dhe me çmime kompetitive.
Kështu u tha në ngjarjen promovuese të ofertave, organizuar nga kompanitë turistike “Sharr Travel” dhe “Blue Travel Kosova” në bashkëpunim me “Fllad & Spa” Resort në Durrës, të cilat hapën simbolikisht sezonin pranveror, raporton Ekonomia Online.
Pronari i kompanisë ”Sharr Travel, Ruzhdi Kurtishaj, tha se ka kaluar koha kur qytetarët nga Kosova dhe trevat tjera shqipfolëse kanë ardhur në bregdetin shqiptar për turizëm “patriotik”.
Por sipas tij, operatorët turistikë shqiptarë, sikur që është dhe rasti i “Fllad” Resort, për çdo vit, po ngrisin kapacitet dhe po ofrojnë kushte dhe çmime kompetitive me rajonin dhe destinacionin tjetër të preferuar të kosovarëve – Turqinë.
Kurtishaj tha se “Sharr Travel” dhe “Blue Travel Kosova” edhe këtë vit do ta kenë eksklusivitetin e plotë të shitjes së aranzhmaneve turistike për Hotel “Fllad Resort & SPA”.
“Rezervoni në zyrat tona dhe perfitoni çmime më të lira për pushimet tuaja!”Ai foli dhe për ofertat e shkurtit për të festuar Pavarësinë e Kosovës, kudo në trojet shqiptare.
“Janë çmime eksluzive, ku të gjitha ofertat e agjencive e tjera apo qytetarëve, duhet të kalojnë përmes ‘Sharr Travel’”, tha Kurtishaj. Ai theksoi se ofertat janë joshëse dhe për diasporën tonë.
“Besoj që kërkesat e tyre do të drejtohen në drejtim të brigjeve të Durrësit, ta lëjnë pak anash ato pjesët tjera të Malit të Zi e Turqisë. Tashmë Shqipëria e ka kaluar sfidën e turizmit ‘nacionalist dhe Shqipëria po krijon kushte. Qytetarët tashmë nuk vijnë për turizëm patriotik por po vijnë për turizëm të mirëfilltë e për pushime turistike”, theksoi Kurtishaj.
“Tashmë është bërë tradicionale që brenda vitit të kemi një tre apo katër organizime për turizmin shqiptar, që edhe më tutje në vitin 2023 Shqipëria do të jetë top destinacion turistik për qytetarët e Kosovës dhe kush më mirë se ju (media) dhe agjencionet turistike nuk mund ta bëjnë dhe mendimin e kemi te turizmi shqipfolës, andaj sot bashkë me ju do ta rihapim “Flladin”, që është një resort i ndërtuar viteve të fundit dhe ne është hera e dytë që gjindemi këtu por këto ndryshime që kanë ndodhë këtë vit është fantastike”, tha Kurtishaj.
E përfaqësuesja e Resortit “Fllad & Spa”, Elona Gjondedaj, tha se tregu i Kosovës ka qenë shpëtim i ekonomisë shqiptare gjatë kohës së vështirë të pandemisë.
“Jam e bindur që Shqipëria nuk është risi për ju e as për tregun e Kosovës por çdo ditë ka përmirësime të infrastrukturës, të shërbimeve. Jam e bindur se vitet në vazhdim do të jenë më të mira se ato që kemi kaluar dhe jeni të vetmit tregje që na bashkon gjuha, na bashkon solidariteti për të bashkëpunuar me njëri-tjetrin në kohë të vështira”.“Dua të ritheksoj vitet e vështira të pandemisë, tregu i Kosovës përtej kënaqësisë që përfitonte duke vizituar Shqipërinë, ka qenë shpëtim i ekonomisë shqiptare”, tha ajo.