Kryetari i shoqatës së transportit rrugor, Ruzhdi Kurtishaj, ka deklaruar që së bashku me autoritetet në Shqipëri kanë punuar që të mos ketë pengesa për hyrje daljet e qytetarëve mes shteteve tona.
“Qytetarët e Kosovës nuk kanë nevojë të bëjnë teste për të shkuar në Shqipëri, por sipas vendimit të fundit, e njëjta vlen edhe për qytetarët e Shqipërisë, pra nuk do të ketë teste për hyrjet në Republikën e Kosovës për ta”, u shpreh ai.
Kurtishaj po ashtu i bëri thirrje mërgatës sonë që të vijnë e vizitojnë Kosovën dhe Shqipërinë, sidomos atyre që jetojnë në Gjermani dhe Zvicër, marë paraysh se tani që masat janë zbutur nga këto dy shtete, të shfrytëzohen përgjysmimet e çmimeve në bregdetin shqiptar.