×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurtin kujton Ditën Ndërkombëtare të Turqve të Kosovës, i uron për kontributin ndaj vendit

    FrontOnline
    23 Prill 2024

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka kujtuar Ditën Ndërkombëtare të Turqve të Kosovës, ku i ka falënderuar qytetarët e vendit nga ky komunitet për kontributin e dhënë në vazhdimësi për ndërtimin dhe lartësimin e Kosovës.

    Kurti tha se vitin e kaluar, qeveria ka krijuar kushte edhe më të mira për realizimin e të drejtave të komunitetit turk, si për përfaqësimin e tyre në institucionet e nivelit qendror, ashtu edhe në sigurimin e të drejtave për përdorimin e gjuhës turke.

    “Në tetor të vitit të kaluar krijuam bazën ligjore që mundëson mbajtjen e konkurseve nëpër ministri për vende pune të rezervuara vetëm për pjesëtarët e komuniteteve joshumicë dhe tashmë shpalljen e tyre, në mënyrë që kuota prej 10% sipas ligjit për vendet e punës për anëtarët e komuniteteve joshumicë të mund të realizohet”.

    “Gjuha turke është gjuhë zyrtare në nivel të komunës së Prizrenit dhe Mamushës dhe në përdorim zyrtar në komunat e Gjilanit, Vushtrrisë dhe Prishtinës. Sivjet, komuna e Mitrovicës së Veriut ka adoptuar vendimin për njohjen e gjuhës turke si gjuhë tradicionale në atë komunë”.

    “Po ashtu, për herë të parë në Kosovë, një komunitet po merret në mbrojtje si pjesë e listës së trashëgimisë kulturore, përkatësisht asetit “Opusi i shoqërisë kulturore të komunitetit turk në Prizren” në ruajtjen dhe promovimin e vlerave të trashëgimisë kulturore shpirtërore”, shkroi Kurti.

    Më tej, kreu i qeverisë tha se edhe prej regjistrimit të popullsisë që po zhvillohet këto ditë, do të ketë informacione edhe më të mira për numrin e qytetarëve të Kosovës nga komunitetit turk.

    Dhe synojmë që me këtë informacion të forcojmë më tej buxhetet për ta si dhe të drejtat e tyre për përfaqësim në institucione. Me këto të drejta dhe me këtë përfaqësim, forcojmë shtetin tonë multietnik dhe projektohemi drejt sukseseve të përbashkëta. Birlik ve beraberliğimizin sembolü 23 Nisan Kosova Türkleri Milli Bayramımız Kutlu Olsun”, shkroi ai.

    KEDS njofton për punimet në rrjet, në këto vende do të ndalet rryma
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka bërë një krahasim skandaloz sot në studiot e RTK-së. Teksa po komentonte çështjen e Asociacionit,...
    Lajme03 Maj 2024
    Një zyrtar policor, i cili ishte në detyrë është goditur nga një shofere e cila ishte ndalur për kundërvajtje. E dyshuara ka...
    Lajme03 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Poloninë me rastin e Ditës së Kushtetutës së Polonisë. Ajo tha se pret që...
    Të tjera
    Lajme03 Maj 2024
    Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj në një prononcim për FrontOnline, raportin e Reporterëve pa Kufij e konsideron mesazh të keq...
    Lajme03 Maj 2024
    Në Indeksin i fundit vjetor Botëror mbi Lirinë e Shtypit publikuar nga “Reporterët pa kufij”, Kosova ka rënë 19 vende më poshtë...
    Lajme03 Maj 2024
    Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, tha të premten se mezi pret të punojë...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Policia e Shtetit të Shqipërisë duhet të forcojë përpjekjet e të rritë e konsolidojë rezultatet, për të fituar sa më shumë besimin...
    Lajme03 Maj 2024
    Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, thotë për FrontOnline se raporti i “Reporterëve pa Kufij” tregon se për tri vite rresht Qeveria Kurti...
    Sport03 Maj 2024
    Labinot Bajrami që vlerësohet si një nga sulmuesit më perspektiv në Zvicër, së fundmi ka vazhduar kontratën me Zurichun. Klubi ka njoftuar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.