Basketbollisti i njohur kosovar, Edmond Azemi, e ka vizituar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje në selinë qëndrore në Prishtinë, duke ia dhuruar një top të basketbollit këtij të fundit.
Një gjë të tillë e ka bërë vetë Kurti, me anë të ‘Facebook’-ut, të cilit i premtoi për “ditë të mira në fushën e sportit”.
“Edmond Azemi na vizitoi sonte. Evokuam shumë ndeshje historike të basketbollit vendor e ndërkombëtar dhe diskutuam për mbështetjen që ne duhet e do t’i japim basketbollit dhe sportit në përgjithësi”, deklaroi Kurti.
“Ai na e dhuroi një top të nënshkruar prej tij, dhe ne i premtuam që ditë më të mira po vijnë për fushën e sportit”, thuhet tutje në njoftimin e Kurtit.