×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti vlerëson mbështetjen e Holandës për Kosovën

    FrontOnline
    24 Prill 2025

    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Holandës në Kosovë për festimin e Ditës së Mbretit. Ai mes tjerash ka theksuar se Holanda mbetet një burim frymëzimi për Kosovën dhe rajonin.

    Në fjalën e tij, kryeministri Kurti ka theksuar marrëdhëniet e ngushta dhe mbështetjen e vazhdueshme të Holandës për Kosovën. Siç njofton ZKM, Kurti me këtë ras ka përmendur ndërhyrjen e NATO-s që ndaloi gjenocidin, njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe mbështetjen e Holandës në integrimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe zhvillimin përmes programit MANTRA.

    “Holanda ka qëndruar pranë Kosovës nga ndërhyrja e NATO-s deri te njohja e pavarësisë sonë. Mbështetja e saj për integrimin në organizatat ndërkombëtare është e paçmuar,” ka thënë Kurti.

    Ai ka theksuar gjithashtu rëndësinë e qytetit të Mastrihtit, duke kujtuar se aty morën formë reformat themeluese të Bashkimit Evropian, si Traktati i Mastrihtit, i cili hapi rrugën për euron, një monedhë që përdoret edhe në Kosovë.

    “Traktati i Mastrihtit ka pasur një ndikim të madh, jo vetëm për Evropën, por edhe për Kosovën, duke sjellë politikat e përbashkëta të BE-së në fushën e sigurisë dhe punëve të jashtme,” ka shtuar ai.

    Sipas njoftimit, Kurti ka përmendur gjithashtu rëndësinë e Holandës në fushën e bujqësisë dhe teknologjisë, si dhe prodhimin e materialeve gjysmëpërçuese, duke e cilësuar këtë vend si një shembull të udhëheqjes inovative. Ai ka theksuar se epoka e Artë e Holandës, që filloi në shekullin e 17-të, vazhdon të reflektohet edhe sot në shoqërinë moderne.

    “Holanda vazhdon të jetë një burim frymëzimi për ne, si anëtare themeluese e NATO-s dhe BE-së, duke treguar udhëheqje të qëndrueshme dhe progresive,” ka përfunduar Kurti.

    Nga Rubrika
    Lajme01 Qershor 2025
    Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme. Si pasojë...
    Lajme01 Qershor 2025
    Nga 141 zyrtarë publikë që nuk e kishin deklaruar pasurinë, tashmë vetëm 27 prej tyre nuk e kanë përmbushur këtë obligim. Drejtori...
    Lajme01 Qershor 2025
    Me afrimin e festës së Kurban Bajramit, Agjencia e Ushqimit dhe e Veterinarisë (AUV) u ka bërë thirrje të qartë qytetarëve të...
    Të tjera
    Lajme01 Qershor 2025
    Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), ka deklaruar se kalimi në tregun e lirë për bizneset  do të ketë...
    Sport01 Qershor 2025
    Luis Enrique është një nga fituesit më të mëdhenj të këtij edicioni të Ligës së Kampionëve, pas triumfit historik të PSG-së. Ky...
    Lajme01 Qershor 2025
    Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhënat e përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve...
    Lajme01 Qershor 2025
    Policia e Kosovës ka njoftuar për një tentim grabitje që ka ndodhur të shtunën në Obiliq. Sipas policisë viktima mashkull/k, punëtor në...
    Lajme01 Qershor 2025
    Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), ka bërë të qarta kundërshtimet e fuqishme të komunitetit të bizneseve ndaj vendimit...
    Lajme01 Qershor 2025
    Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë (KOMF), në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, ka ngritur alarmin për situatën e rëndë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.