Pas infektimit me koronavirus, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje ka bërë një porosi.
Përmes një postimi në Twitter, Kurti tha se virusin e ka marrë seriozisht që nga fillimi, prandaj ka apeluar qytetarët që t’i mbajnë maskat dhe distancimin social.
“Të dashur aktivistë, miq dhe bashkëqytetarë, pasi kam provuar simptoma të lehta, unë kam rezultuar pozitiv me # COVID19 . Do të jem në vet-izolim për dy javë për të mbrojtur të tjerët. Ne e kemi marrë seriozisht këtë virus që nga fillimi, ashtu si edhe ju. #VeshjeAMask& Mbani # DistanciminSocial”, ka shkruar Kurti.
Zëdhënësi i VV-së, Përparim Kryeziu, ka thënë për Express se gjendja shëndetësore e Kurtit është shumë e mirë.
“Në përjashtim të simptomave për të cilat ka njoftuar vetë z. Kurti, gjendja shëndetësore e tij është shumë e mirë”, ka deklaruar Kryeziu.