×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti viziton konferencën vjetore DokuTech, takon nxënës e studentë që prezantuan projektet e tyre

    FrontOnline
    24 Tetor 2024

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vizitoi konferencën vjetore DokuTech, që po mbahet në hapësirat e TechPark, në Bernicë.

    Këtë vit ajo po shënon edicionin e saj të 11-të, si një nga ngjarjet kryesore të teknologjisë dhe inovacionit në Kosovë.

    Në komunikatën për media thuhet se në kuadër të kësaj ngjarjeje, Kurti është takuar dhe bashkëbiseduar me nxënës dhe studentë që kanë prezantuar projektet e tyre.

    “Konferenca DokuTech mbledh liderë të mendimit, teknologë, inovatorë dhe ndërmarrës nga Kosova dhe jashtë vendit për të hulumtuar dhe diskutuar ndërthurjen e teknologjisë, kulturës dhe ndryshimeve sociale”.

    “Në kuadër të kësaj ngjarjeje, kryeministri Kurti vizitoi aktivitetin DIY (Do It Yourself), ku pati rastin të takojë dhe bashkëbisedojë me nxënës dhe studentë të talentuar që prezantuan projektet e tyre inovative në teknologji moderne, si inteligjenca artificiale, robotika dhe realiteti virtual/augmentar”.

    “Nga ky edicion, DokuTech është bërë pjesë e nismës OctoberTech, e cila përfshin edhe KOSICT dhe GroëthTank, duke e vendosur atë brenda një kuadri më të madh të ngjarjeve teknologjike të mbështetura dhe bashkëfinancuara nga Qeveria e Kosovës. Kjo nismë synon të nxisë zhvillimin digjital dhe teknologjik të vendit, si dhe të mbështesë potencialin e sektorit të Teknologjisë së Informacionit për rritje dhe eksport”, thuhet tutje në komunikatë.

    Nga Rubrika
    Lajme24 Tetor 2024
    Drejtori i Gjimnazit ‘’Gjin Gazuli’’ , Bujar Gjocaj, për Front Online, mohon se është zgjedhur kompania më e shtrenjte, duke treguar arsyet...
    Lajme24 Tetor 2024
    Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi mori pjesë në takimet e radhës në kuadër të procesit të dialogut të zhvilluar në Bruksel. Në një njoftim...
    Lajme24 Tetor 2024
    Kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë në Bruksel se kanë insistuar në formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, sipas...
    Të tjera
    Bota/Rajoni24 Tetor 2024
    Qeveria turke thotë se ushtria e saj ka goditur objekte në Irak dhe Siri të lidhura me grupin militant kurd PKK, pasi...
    Lajme24 Tetor 2024
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, në çështjen gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së është miratuar një kërkesë e Prokurorisë...
    Lajme24 Tetor 2024
    Komuna e Obiliqit është ankuar se ndotja e ajrit dhe e mjedisit është shndërruar në mesin e faktorëve kryesorë të shkurtimit të...
    Lajme24 Tetor 2024
    Anëtari i kryesisë së PDK-së, Enver Hoxhaj, ka marr pjesë në ekspozitën me fotografi “Bota kujton Srebrenicën” e organizuar nga Bashkësia Islame...
    Lajme24 Tetor 2024
    IPKO ka kënaqësinë të njoftojë se është sponsor gjeneral i edicionit të dytë të Festivalit të Këngës në RTK, kësaj ngjarjeje kulturore,...
    Bota/Rajoni24 Tetor 2024
    Duma ruse, Dhoma e Ulët e Parlamentit miratoi një traktat për partneritet strategjik me Korenë e Veriut, e cila ua mundëson atyre...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.