Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar sot Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës.
Të parin e qeverisë e priti drejtori i këtij instituti, Atdhe Hetemi.
Ndërkaq bashkë me Kurtin, në vizitë shkuan edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci.