×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti vazhdon takimet me përfaqësuesit e partive të pakicave, Fikrim Damka e Duda Balje i shkojnë në zyrë

    FrontOnline
    03 Prill 2025

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti po vazhdon takimet me partitë politike të pakicave, për t’u konsultuar me përfaqësues të tyre lidhur me formimin e qeverisë së re.

    Ministri në detyrë i Zhvillimit Rural, Fikrim Damka, nga Partia turke Demokratike e Kosovës përfundoi një takim me Kurtin në qeveri.

    Pas tij, deputetja boshnjake, kryetare e partisë Unionit Social Demokrat shkoi për t’u takuar me Kurtin.

    Kurti të mërkurën nisi konsultimet me pakicat për formimin e qeverisë së re, duke u takuar me zëvendëskryeministren në detyrë nga komuniteti boshnjak, kryetaren e Partisë së Re Demokratike (NDS), Emilija Rexhepi, ministrin në detyrë për Komunitete dhe Kthim dhe kryetarin e Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq, si dhe me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe kryetarin e partisë egjiptiane Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK), Elbert Krasniqi.

    Takimet e tilla në zyrën e kryeministrit, Eugen Cakolli nga koalicioni i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim tha të mërkurën se janë “një praktikë që zbeh kufirin mes shtetit dhe partisë, dhe që tregon shumë për mënyrën si konceptohet pushteti”. Takimet e tilla, ai tha se “duhet të mbahen në seli partie ose në ambiente neutrale, e kurrsesi në zyra publike që u përkasin të gjithë qytetarëve”.

    LVV-ja ka marrë 42.30% të votave dhe do t’i ketë 48 ulëse në Kuvendin e Kosovës, sipas rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, të certifikuara javën e kaluar – që nënkupton se asaj do t’i nevojitet një partner nga ana e opozitarëve për të qëndruar më tej në pushtet. Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 20.95% të votave (24 deputetë), ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës 18.27% (20 deputetë). Koalicioni i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës me Nismën dhe të tjerët ka marrë 7.06% të votave (8 deputetë – 5 AAK, 3 Nisma). Së bashku, opozitarët kanë më shumë mandate (52) sesa partia e parë.

     

    Nga Rubrika
    Lajme08 Prill 2025
    Mbretëria e Bashkuar në seancën e sotme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka potencuar faktin se ky shtet ka...
    Lajme08 Prill 2025
    Kryediplomatët e Kosovës dhe të Serbisë kanë këmbyer akuza ndaj vendeve të njëri-tjetrit në takimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të...
    Lajme08 Prill 2025
    Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në detyrë, Donika Gërvalla, në fjalën e saj para Këshillit të Sigurimit të...
    Të tjera
    Lajme08 Prill 2025
    Anëtarja e kryesisë në LDK, Jehona Lushaku-Sadriu deklaroi se qytetarët e Kosovës e meritojnë një kërkimfalje publike nga kreu i Vetëvendosjes, Albin...
    Lajme08 Prill 2025
    Kryetari në detyrë i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka deklaruar se nuk do të lejojnë që qeveria të vendoset në pozicion...
    Lajme08 Prill 2025
    Nënkryetarja e LDK-së, Doarca Kica-Xhelili, ka thënë se sikur partia e saj të shkonte në takimin e thirrur nga kryetari i LVV-së,...
    Lajme08 Prill 2025
    Kryetarja e partisë ‘Alternativa’, Mimoza Kusari-Lila, në emisionin CONTEXT në ATV, ka komentuar refuzimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për të...
    Lajme08 Prill 2025
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Prokurorisë për të mos kërkuar paraburgim për 12 serbët e...
    Lajme08 Prill 2025
    Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në fshatin Dobrushë të Istogut. Kështu tha për media...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.