×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti uron fituesin e edicionit të dytë të Festivalit të Këngës në RTK

    FrontOnline
    27 Tetor 2024

    Kryeministri Albin Kurti, e ka uruar Endrit Krasniqin, fituesin e edicionit të dytë të Festivalit të Këngës në RTK.

    Ai u shpërblye me trofeun “Diamanti blu” me këngën “Flas me gjethen”.

    Pos fituesit, Kurti uroi edhe Greta Azizin për çmimin e dytë dhe Dea Stricën për çmimin e tretë.

    Postimi i plotë:

    Në popull thuhet se çdo i dyti person në Kosovë dëshiron të bëhet këngëtar, dhe ashtu është, sepse Kosovës i këndon zemra! Urime për një tjetër edicion impozant të Festivalit të Këngës në RTK, i cili po vazhdon traditën e nisur nga “Akordet e Kosovës” në shekullin e 20-të, tani me një format të ri dhe energji të re. Përgëzime për Endrit Krasniqin, fituesin e trofeut “Diamanti Blu” me këngën “Flas me gjethen,” dhe suksese të mëtejshme për Greta Azizin, që fitoi çmimin e dytë me “Verës,” dhe Dea Stricën me çmimin e tretë për “N’Shqipni.”

    Po ashtu, suksese për Besmir Shishkon, që mori çmimin e Pallatit të Rinisë dhe të kryeqytetit me “Unë ajo,” dhe Arnitë Kastratin, fituesen e çmimit të orkestrës për “Blla blla.” Një falënderim për Orkestrën e Festivalit dhe jurinë e respektuar – Minire Fetahun, Jane Sugarman, Ardianë Pajazitin, Valbona Selimllarin dhe Blerta Zeqirin – për vlerësimin dhe përkushtimin e tyre. Ky festival është jehona e zërit dhe pasionit të Kosovës!

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme27 Tetor 2024
    Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka dërguar letra drejtuar presidentes dhe kryeministrit të Kosovës, Vjosa Osmani dhe Albin...
    Lajme27 Tetor 2024
    Prokuroria Themelore e Pejës ka kërkuar 30 ditë paraburgim ndaj dy të dyshuarve për sulmin fizik ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri....
    Lajme27 Tetor 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se si diaspora mund të regjistrohet për votim në zgjedhjet e 9 shkurtit. Ka...
    Të tjera
    Lajme27 Tetor 2024
    Deputetja e LDK-së ka reaguar pas postimit të Ministrit Murati për Bankën Zhvillimore Ajo ka ironizuar duke thënë se pas Fondit Sovran...
    Lajme27 Tetor 2024
    Ushtarët e forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë kanë kryer stërvitjet e radhës. KFOR-i njofton se janë realizuar edhe qitje me armë...
    Lajme27 Tetor 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka postuar një fotografi të re në profilin e saj në Facebook, ndryshe nga ato gjatë ditëve...
    Lajme27 Tetor 2024
    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, ka thënë se “themelimi i Bankës Zhvillimore në Kosovë po bëhet realitet”. Murati po...
    Lajme27 Tetor 2024
    Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë, EULEX e mirëpret vendimin e Policisë së Kosovës për të njoftuar Inspektoratin...
    Lajme27 Tetor 2024
    Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, është ngjitur në majën e Lubotenit bashkë me familjen e tij. Kështu ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.