×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë

    FrontOnline
    22 Dhjetor 2024

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota.

    Ai thotë se kanë investuar shumë në ushtri e mbrotje, duke pyetur retorikisht se çfarë bëjnë nëse iu dyfishohen votat nga diaspora.

    “Çdo  e nënta euro e buxhetit të Republikës së Kosovës shkon ose për Ministrinë e Mbrojtjes ose për Ministrinë e Punëve të Brendshme sepse na e dimë shumë mirë sa shumë kemi vuajtur e humbur të kaluarën sepse nuk I kemi pasur forca tona. E tash Kosova e ka ligjshmërinë, kushtetueshmërinë, sovranitetin shtetëror, e ka integritetin territorial cepë më cepë si asnjëherë më mirë, e paramendoni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju me na i dyfishu me I ba 74 mijë”, ka thënë Kurti.

    Kurti këtë video e publikoi në Facebook, të dielën teka shkroi mbi të për pritjen që ia ka  bërë mërgatës.

    “Kur vjen mërgata, Kosova është e plotë. Sa më afër që e kemi mërgatën, aq më përpara e çojmë Kosovën. Në takimin e mbrëmshëm me bashkatdhetarë frymonte entuziazmi dhe besimi se, duke qenë së bashku, do ta vazhdojmë punën e mirë. Përkushtimi do të jetë edhe më i fuqishëm, ashtu siç është edhe e ardhmja e afërt për vendin tonë. Edhe katër ditë mbeten nga afati i fundit i regjistrimit për mërgatën, që të mund ta ushtrojë të drejtën për të votuar. Ju ftoj të regjistroheni sa më parë e sa më shpejt, sepse e ardhmja e një Kosove të fuqishme bëhet e mundur vetëm me pjesëmarrjen e mërgatës sonë të fuqishme”, ka shkruar Kurti në Facebook. /Gazeta Express

     

    Nga Rubrika
    Lajme14 Korrik 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi priti sot në takim të Dërguarën e Posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin...
    Lajme14 Korrik 2025
    Sportmarketing ka marrë vendim që të mbyllë përkohësisht Pishinën e Gërmisë, pikërisht në kulmin e sezonit veror. Vendimi vjen si masë për...
    Lajme14 Korrik 2025
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, priti sot në Selinë Qendrore, ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, z. Jörn Rohde. Gjatë takimit, siç thuhet...
    Të tjera
    Lajme14 Korrik 2025
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka pritur sot në selinë e partisë, disa prej profesorëve të tij të shkollës së mesme “Xhevdet...
    Lajme14 Korrik 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës për zgjedhjet lokale në Kamenicë do të kandidoj me Shaip Surdullin. Në njoftimin e partisë thuhet që këto...
    Lajme14 Korrik 2025
    Më 20 korrik, në orën 11:00 është paralajmëruar një protestë masive nga avokati Arianit Koci. Kjo protestë e cila pritët të mbahet...
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka udhëtuar drejt Gjermanisë pasditen e të hënës, i ftuar nga homologu i tij gjerman, Markus Söder....
    Lajme14 Korrik 2025
    Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se sot në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të...
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka sjellë detaje të reja për marrëveshjen e shpallur nga Donald Trump, duke theksuar se...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.