×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti u takua me historianin polak, flet me të për marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë

    FrontOnline
    03 Tetor 2024

    Ditën e djeshme, kryeministri Albin Kurti, u takua edhe me historianin dhe eseistin polak Adam Michnik.

    Në njoftimin e qeverisë thuhet se i mirënjohur dhe me ndikim në Poloni, Michnik kishte edhe një vëmendje të veçantë për Kosovën.

    “Përgjatë bashkëbisedimit, kryeministri përshkoi historinë moderne të Kosovës dhe e njoftoi Michnick me ngjarjet kryesore që kanë karakterizuar përpjekjet e vendit tonë për çlirim dhe pavarësim, prej kohës së shkrimeve të tij më të shumta për Kosovën, para dhe rreth luftës”.

    “Ai diskutoi dhe mbi marrëdhëniet me fqinjin tonë verior, Serbinë, e qasjen e tyre të vazhdueshme agresore ndaj shtetit tonë. Biseda u përqendrua edhe tek historitë, personalitetet, dhe ngjarjet që kanë ndikuar mbi historinë e Kosovës, historinë e Ballkanit dhe historinë e Polonisë. Michnik ka qenë disident, i burgosur politik dhe mendimtar e komentues i dalluar i vendit të tij”, thuhet në njoftim të qeverisë.

    Michnik kishte qenë në Prishtinë për të dhënë një ligjëratë para shumë viteve, ku të pranishëm ishin edhe komuniteti polak që jeton në Kosovë. Kryeministri e ftoi Michnik në Kosovë për të vazhduar bashkëbisedimin.

    Nga Rubrika
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Pikëkalimet kufitare kanë filluar të ngarkohen edhe më shumë për shkak të rritjes së fluksit të ardhjes së diasporës në vend. Pritjet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë sot në profilin e tij zyrtar një pjesë të fjalimit të tij të mbajtur në...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është nderuar me Çmimin “Grand Excellence 2024” nga Qendra Albanian Excellence, për angazhimin e saj të palëkundur...
    Të tjera
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se ndjehet i lehtësuar që në një periudhë të shkurtër do të mbyllet për një...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    FOR përmes një komunikate për media ka njoftuar se Komanda Rajonale Perëndimore ka përfunduar sot një stërvitje të përbashkët evakuimi përmes operacioneve...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka folur pas sulmeve të së premtes në Magdeburg, duke thënë se “dhuna nuk duhet të mbizotërojë askund”....
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Me rastin e fundvitit, Artan Nimani, kandidati për deputet  i AAK-se si dhe dhe Kryetar i Forumit Intelektual "Europa 2030", fton të...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Pritjet e mërgimtarëve për të hyrë në Kosovë në pikat kufitare të vendit vetëm se kanë filluar, e po vazhdojnë edhe sot...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu, ka publikuar planin e ri të veprimit për sigurinë në shkolla. Manastirliu tha se është vendosur të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.