Kryeministri Albin Kurti, dhe ministrja e Jashtme Donika Gërvalla, po qëndrojnë për vizitë në Gjermani.
Shefi i qeverisë ka ndarë një video ku mërgimtarët në Frankfurt, shihen duke brohoritur me të madhe emrin e tij, në shenjë të përkrahjes.
Kurti tha se takimet me bashkatdhetarët i kanë të shpeshta, ndërsa thekson se në secilën prej tyre ka ngrohtësi, raporton Klankosova.tv.
“Takimet me bashkatdhetarë i kemi të shpeshta. Në secilën prej tyre ka ngrohtësi dhe mikpritje për ne, e interesim dhe entuziazëm për zhvillimin e vendit. Frankfurti nuk përbën përjashtim. Frankfurti është vërtetim”, shkroi ai në Facebook.
“Mirë se ju gjejmë e ju faleminderit për pjesëmarrjen dhe shoqërimin edhe në ditë të diel”, shtoi kryeministri.