Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se është tronditës lajmi për tërmetin në Izmir të Turqisë dhe ishujt grekë përreth.
Sipas tij, forcës shkatërruese të natyrës i del përballë vetëm solidariteti ndër-njerëzor.
“Familjeve të viktimave, u shpreh ngushëllime të sinqerta. Familjeve të atyre nën rrënoja, uroj t’i nxjerrin të gjallë më të dashurit e tyre. Vendi ynë solidarizohet me Turqinë e Greqinë, dhe të gjithë ata që janë të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Facebook.