Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar për seancën e Kuvendit të Kosovës ku pritet të votohet për presidentin e vendit.
Ai ka thënë se kjo seancë do të mund të thirret pas zëvendësimit të deputetëve të cilët janë bërë zv.kryeministra e ministra, raporton Front Online.
“Posa të bëhet zëvendësimi i deputetëve do të mund të thërrasim një seancë të ardhshme në të cilën padyshim sigurtë atë që e votoj populli me 300 mijë vota do të mund ta legjitimojmë edhe me votat e nevojshme në Kuvend”, ka thënë Kurti./Front Online