Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, kaa thënë se kanë filluar punimet për modernizimin e Termocentralit Kosova
Ai ka thënë se kur të përfundojnë të gjitha punimet në njësinë B1 dhe B2, jetëgjatësia e Termocentralit do të shtohet edhe për 20 vjet.
Siç ka thënë Kurti kjo do të ndikojë që importi energjisë të ulet e eksporti të rritet.
“Filluan punimet për modernizimin e Termocentralit Kosova B. Kur të përfundojnë të gjitha punimet në njësinë B1 dhe B2, jetëgjatësia e Termocentralit do të shtohet edhe për 20 vjet, ndotja nga pluhuri dhe oksidet e azotit do të ulët ndjeshëm, kurse remontet kapitale do të kenë nevojë që të bëhen një herë në 10 vjet, në vend se çdo pesë vjet”.