×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti thotë se bisedoi me presidentin e Kenias: E ftova për vizitë zyrtare në Kosovë

    FrontOnline
    26 Mars 2025

    Shteti i Kenias sot mori vendimin për njohjen e shtetit të Kosovës.

    Lajmin e bëri të ditur ish-presidenti Behgjet Pacolli, përmes një postimi në Facebook.

    E këtij lajmi iu gëzuan krerët e shtetit, ndonëse pati të tillë që tentuan të marrin merita për vete për këtë njohje, siç ishte rasti me ministren e Jashtme, Donika Gërvalla.

    Por, kryeministri Albin Kurti pati fjalë falënderimi për presidenten Vjosa Osmani dhe për Pacollin.

    Madje, në mbrëmje, kreu i qeverisë tha se bisedoi me presidentin e Kenias, William Ruto, të cilin tha se e ftoi për vizitë zyrtare në Kosovë.

    “Sot është një ditë historike për Kosovën, pasi Kenia njohu zyrtarisht republikën tonë. Pata kënaqësinë të bisedoja me presidentin William Ruto pas kësaj të arriture historike. Ftuam njëri-tjetrin për vizita zyrtare dhe u pajtuam se hapi i radhës duhet të jetë vendosja e marrëdhënieve diplomatike”.

    “Krenar dhe i nderuar me këtë të arritur, e ftova Kenian të hap ambasadë në Prishtinë. Dy vendet tona ndajnë histori me sakrifica të mëdha për liri dhe pavarësi”.

    “Pres me padurim të thellojmë dhe zgjerojmë bashkëpunimin tonë në kulturë, tregti dhe investime”, u shpreh Kurti në X.

    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2025
    Ish-hetuesja e Tribunalit të Hagës, Nevenka Tromp, ka theksuar se një kërkesë për shfuqizimin e Gjykatës Speciale mund të ketë pasoja të...
    Lajme29 Mars 2025
    Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, i ka uruar të gjithë qytetarët dhe bashkëkombësit e besimit islam me rastin e festës së Fitër...
    Lajme29 Mars 2025
    Një qen në Prishtinë është bërë viral në media pasi incizohet duke pritur semaforin. Euroneës në Shqipëri ka publikuar videon e qenit...
    Të tjera
    Vip29 Mars 2025
    Sot është zbuluar data se kur do të mbahet finalja e “BBVA4”. Moderatori Ledion Liço ka deklaruar se me 19 prill është...
    Bota/Rajoni29 Mars 2025
    Në Zagreb një 62-vjeçare ka vrarë familjaren e saj 84-vjeçare, konfirmoi policia kroate. Vrasja ka ndodhur në një pallat në rrugën Sijeçanjska....
    Lajme29 Mars 2025
    I ftuari i radhës në podcastin “Përballje me Gazin” ishte kryetari i Organizatës së Vetëranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati. Kryetari...
    Bota/Rajoni29 Mars 2025
    Firma e inteligjencës artificiale xAI, e themeluar nga Elon Musk, ka përfunduar blerjen e platformës së mediave sociale X (ish-Twitter) për 33...
    Bota/Rajoni29 Mars 2025
    Hamasi mund të lirojë disa pengje në këmbim të një armëpushimi në Rripin e Gazës gjatë festës së Fitër Bajramit, raporton radioja...
    Lajme29 Mars 2025
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, ka shtruar iftar për Myftiun e Kosovës,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.