Raporti për dokumentimin e kulturocidit të kryer nga Serbia në Kosovë është edhe një dëshmi për shkatërrimin sistematik të trashëgimisë sonë kulturore.
Kështu u shpreh kryeministri Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook.
Ai tha se raporti i hartuar nga Komisioni shtetëror i emëruar nga Qeveria, dëshmon shkatërrimin e 1784 monumenteve dhe 175 bibliotekave, asgjësimin e 1.7 milion librave shqip, grabitjen e 3724 artefakteve dhe dhjetëra mijëra dokumenteve arkivore, dëmtimin dhe vjedhjen e qindra veprave të artit.
“Republika e Kosovës është e përkushtuar për të vërtetën dhe për drejtësi për të gjitha krimet e kryera nga Serbia gjenocidale”, u shpreh Kurti.