×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Të burgosurit politikë janë një komunitet i veçantë që e bëjnë historinë

    FrontOnline
    27 Dhjetor 2024

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në promovimin e vëllimit të parë të librit të të burgosurve politikë, që tashmë po merr formën e një dokumentacioni gjithëpërfshirës e arkivor me titull “Amza e Lirisë, Leksikoni i të burgosurve politikë shqiptarë në Jugosllavi 1944-1953”

    Ngjarja u mbajt në hapësirat e Institutit të Historisë në Prishtinë.

    “Të burgosurit politikë, jo vetëm në Kosovë, janë një komunitet i veçantë politik dhe një lloj kategorie po ashtu e posaçme mes subjekteve që e pësojnë por edhe e bëjnë historinë. E them këtë, sepse të burgosurit politikë janë njerëz që në periudha të caktuara të jetës së tyre, e kanë humbur edhe lirinë e tyre individuale fizike për shumë vjet, duke përfunduar nëpër burgje për shkak të bindjeve të tyre politike apo të ideve e të projekteve politike që ata mund t’i kenë përfaqësuar dhe për jetësimin e të cilave janë angazhuar në kohë e në rrugë të ndryshme”, u shpreh kryeministri Kurti.

    Në kumtesën për media nga zyra e kryeministrit tutje theksohet se dhjetë ditë më parë, kryeministri ishte në promovimin e librit “Të burgosurit e ndërgjegjes: Memoare për politikën, burgun dhe torturën (1945-1999)”, në të cilin ishin përmbledhur dhjetë intervista të thella me dhjetë të burgosur politikë. Ai tha se i vjen shumë mirë që sheh që korpuset aq të mëdha të veprave të ish-të burgosurve politikë me poezi e prozë, me kujtime dhe me atë lloj literature që janë referuar si letërsi e burgut në vitet e fundit, po shtohen edhe botimet e një karakteri më akademik e shkencor sikurse ky që po e promovojmë sot.

    “Shpresoj shumë dhe uroj që ashtu siç sugjeron pjesa fundore e këtij titulli libri vëllimi i parë, Shoqatat e të Burgosurve Politikë të Kosovës të arrijë t’i botojë edhe vëllimet e tjera të këtij leksiku edhe për të burgosurit politikë të dekadave pasuese nga Adem Demaçi te Rexhep Malaj, nga Fazli Grejçevci te Ukshin Hoti”, tha kryeministri në fjalën e tij.

    Ai u uroi të pranishmëve festat e fundvitit dhe një Vit të Ri e të mbarë e të mirë për familjet e tyre, kolegët e shoqërinë, dhe i falënderoi që gjithmonë ftohet në organizime të tilla.

    Nga Rubrika
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Ka ndërruar jetë Shehide Selimi-Krasniqi, nëna e dy heronjve të kombit, Mujë e Ali Krasniqit. Për vdekjen e saj ka reaguar kreu...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Ish-ministri Blerand Stavileci theksoi gjithashtu se, përkundër kohës së mjaftueshme që ka pasur Qeveria për të zbatuar projekte energjetike, mungesa e zhvillimit...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Mungesa e energjisë elektrike në disa qytete të Kosovës ka krijuar shqetësime të mëdha për qytetarët, të cilët po përballen me ndërprerje...
    Të tjera
    Bota/Rajoni27 Dhjetor 2024
    Zotimi i Presidentit të zgjedhur Donald Trump për të sjellë ndryshime në qeverinë amerikane, nënkupton edhe reformimin e njërës prej agjencive kryesore...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Koloneli i Forcave të Sigurisë së Kosovës në pension, Hyseni Gecaj ka thënë se veprimet e Policisë së Kosovës në veri të...
    Vip27 Dhjetor 2024
    Gazetari karizmatik dhe kontravers, Vullnet Krasniqi, ka nisur rrugëtimin e tij në formatin më të shikuar televiziv në trojet shqiptare, Big Brother...
    Vip27 Dhjetor 2024
    Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 3, Vullnet Krasniqi, ka rrëfyer vështirësitë e jetës së tij tek ‘Vëllai i Madh’. Vullneti në...
    Vip27 Dhjetor 2024
    Është publikuar klipi me momentet më pikante nga darka e të nominuarve në shtëpinë më të madhe në vend, Big Brother VIP...
    Vip27 Dhjetor 2024
    Pak klipit së përmbledhur të darkës së të nominuarve dhe pyetjeve pikante mes banorëve mes banorëve shpërtheu debate. Shumë mospajtime pati edhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.