Kryeministri I Kosovës, Albin Kurti, pas marrjes së detyrës nga Avdullah Hoti, ka vazhduar ditën me disa aktivitete, pas homazheve në Prekaz, Kurti u takua me ambasadorin e BE-se në Kosovë, Tomas Szunyog.
Kurti është votuar me 67 vota për të parin e Qeverisë gjatë seancës së jashtëzakonshme që u mbajt të hënën në Kuvend. Gjatë ditës ai ka marrë detyrën nga ish-kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti.