×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Kurti takon përfaqësues të kompanive gjermane, i fton për investime në Kosovë

    FrontOnline
    16 Shkurt 2024
    Qëndrimin në Mynih, për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga Shefi i Stafit, Luan Dalipi dhe ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, e filloi me një mëngjes pune me përfaqësues të bizneseve gjermane, të organizuar në bashkëpunim me Këshillin e Jashtëm mbi Marrëdhëniet Ekonomike (Foreign Councils on Economic Relations).
    Gjatë bashkëbisedimit, Kryeministri Kurti nënvizoi indikatorët ekonomikë të vendit dhe progresin e Kosovës si një shtet zhvillimor, progresist e demokratik. Ai renditi përparësitë demografike dhe gjeografike, politikat e favorshme fiskale, të rinjtë profesionistë, reformën dhe përmirësimi në sundimin e ligjit dhe stabilitetin institucional, si arsye se pse e bëjnë Kosovën ambient të favorshëm për investime të huaja.
    I njoftoi për planet dhe potencialin e investimeve në vendin tonë në shumë fusha. Ndër to, u theksua sektori i energjisë, përkatësisht energjisë së ripërtëritshme, ku së fundmi u përmbyll me sukses procesi i ofertimit për ankandin e parë solar 100 MW dhe së shpejti pritet të hapet thirrja për ankandin tjetër, të erës, me kapacitet 150 MW.
    Gjithashtu, kryeministri foli edhe për fillimin e zbatimit të arsimit dual në 21 shkolla profesionale, në 14 komuna me qëllim të ndërlidhjes së arsimit me tregun e punës, si dhe për Fondin Sovran, i cili do të sjellë një cikël të ri investimesh në vend duke e lidhur Kosovën me tregjet botërore financiare./Front Online

    Nga Rubrika
    Lajme08 Janar 2025
    Policia e ka realizuar edhe një tjetër bastisje në veri të Mitrovicës. Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton...
    Lajme08 Janar 2025
    Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka komentuar në lidhje me stabilitetin e urës së Badovcit, duke e cilësuar atë si një strukturë...
    Lajme08 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar dizajnin dhe përmbajtjen e fletëvotimeve për Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës 2025. Por, në...
    Të tjera
    Lifestyle08 Janar 2025
    Shumë njerëz mundohen për të bërë sasinë e rekomanduar të ushtrimeve çdo javë. Por kërkimet sugjerojnë se edhe një sasi e vogël...
    Bota/Rajoni08 Janar 2025
    I shumëkërkuari Dritan Rexhepi është ekstraduar këtë të mërkurë nga Turqia në Shqipëria nën masa të jashtëzakonshme sigurie. Në pamjet e bëra...
    Lajme08 Janar 2025
    EULEX njofton se në kuadër të mbështetjes së vazhdueshme për Institutin e Mjekësisë Ligjore në angazhimin e tyre për të ndriçuar fatin...
    Sport08 Janar 2025
    Igball Jashari është larguar nga FC Prishtina. Nipi i komandantit legjendar, Adem Jashari është transferuar tek Drenica. Klubi Kuqezi i ka uruar...
    Lajme08 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar sot pemëtarët e njohur të Kovragës. Hamza ka thënë se do t’i mbështes...
    Vip08 Janar 2025
    Është bërë virale një video e këngëtares Çiljeta në TikTok, duke shitur petulla të cilat i gatuan vetë. Artistja ka zgjedhur që...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.