×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti takon ministrin e Jashtëm italian, thekson nevojën për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

    FrontOnline
    14 Tetor 2024

    Në margjina të Samitit të Procesit të Berlinit, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua me zëvendëskryeministrin dhe njëherësh ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani.

    Në komunikatën për media thuher se Kurti e falënderoi ministrin Tajan dhe shtetin italian për përkrahjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm.

    “Ne e shohim Italinë në thelb të BE-së dhe NATO-s dhe si një prej aleatëve kryesorë të Ballkanit Perëndimor”, është shprehur Kurti.

    Ndërkaq, është bërë e ditur gjithashtu se Kurti theksoi nevojën për heqjen e masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës për të cilat siç thuhet, edhe Përfaqësuesi i Lartë i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka konstatuar se kushtet janë përmbushur e masat duhet të hiqen.

    “Biseduan për marrëdhëniet bilaterale dhe për mundësitë për rritjen e bashkëpunimit ekonomik e tregtar, duke përfshirë organizimin e një forumi biznesor për më shumë ndërveprim mes kompanive të të dyja vendeve, me qëllim rritjen dhe thellimin e raporteve e të shkëmbimeve tona”.

    “Përgjatë takimit kryeministri nënvizoi përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe rëndësinë që Kosova të marrë statusin e vendit kandidat, tashmë që po bëhen pothuajse dy vjet nga aplikimi për anëtarësim. Në të njëjtën kohë, i shprehu mirënjohjen ministrit Tajani për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë në këtë rrugëtim”, thuhet tutje në komunikatë.

    KEDS njofton për punimet në rrjet, në këto vende do të ndalet rryma
    Nga Rubrika
    Lajme14 Tetor 2024
    Sot, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, priti në takim Ndihmëssekretaren e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, njëkohësisht Drejtoresha Rajonale e UNDP-së për Evropën, Ivana...
    Lajme14 Tetor 2024
    Anëtari i kryesisë së PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se kryeministri Albin Kurti, po ia hap rrugën agjendës së Beogradit, duke minuar...
    Lajme14 Tetor 2024
    Një person ka humbur jetën në Bellopojë të Pejës, si pasojë e lëndimeve që mori duke punuar nga mjeti bujqësor. I njëjti,...
    Të tjera
    Lajme14 Tetor 2024
    Kandidati PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar punëtoritë me qytetarë për programin e tij, por kësaj radhe me qytetarët e Vushtrrisë....
    Lajme14 Tetor 2024
    Ish-kryeministri, Avdullah Hoti ka përmendur një nga zotimet kryesore të kryeministrit aktual, Albin Kurit. “Në çdo seancë të Kuvendit do të përballemi...
    Lajme14 Tetor 2024
    Platforma ‘Signal’ që njihet si më vështirë e përgjueshme, ka qenë forma më e shfrytëzuar për komunikim ndërmjet koordinatores së komiteteve në...
    Lajme14 Tetor 2024
    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka mirëpritur zhbllokimin e vendimmarrjes në CEFTA dhe avancimin e statusit të përfaqësimit të...
    Sport14 Tetor 2024
    Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme ndaj Qipros. Zhegrova tha se...
    Bota/Rajoni14 Tetor 2024
    Dy shqiptarë të moshës 20-vjeçare, janë arrestuar nga policia italiane pasi dyshohet se e kanë sulmuar me thikë një 19 vjeçar në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.