×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti takoi ekspertë të sektorit financiar dhe bankar nga diaspora në Gjermani

    FrontOnline
    10 Nëntor 2024

    Pas bashkëbisedimit me studentë, qëndrimin në Frankfurt, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e vijoi duke takuar ekspertë të sektorit financiar dhe bankar nga diaspora jonë atje.

    Krahas rritjes ekonomike dhe progresit që ka njohur vendi, fokus i diskutimit ishte edhe trajtimi i Fondit Sovran si një institucion zhvillimor si dhe arritjet dhe zhvillimet e rëndësishme të Bankës Qendrore të Kosovës.

    Mbi Fondin Sovran u theksua roli dhe funksioni, se si do të shërbejë ajo në funksion të zhvillimit të vendit dhe strategjia e investimeve që vjen bashkë me të. Kryeministri theksoi se transparenca dhe mbikëqyrja do të jenë kyçe gjersa qëllimet afatgjata dhe vizioni janë forcimi i pavarësisë ekonomike, rritjen e qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse të Kosovës dhe pozicionimin e vendit si një partner të besueshëm dhe atraktiv në tregjet financiare ndërkombëtare.

    Rreth zhvillimeve të rëndësishme të Bankës Qendrore të Kosovës, u theksua roli kyç i saj në ruajtjen e stabilitetit dhe qëndrueshmërisë së sistemit financiar të Kosovës dhe realizimin e reformave dhe iniciativave strategjike të cilat kanë rritur besimin në sektorin financiar dhe kanë mundësuar integrimin e Kosovës në sistemet financiare globale. U veçuan ndër të tjera avancimi i operacioneve me para të gatshme, përfshirja financiare dhe qasja në financa, para-aplikimi për Zonën e Përbashkët Evropiane të Pagesave (SEPA).

    Në takim u trajtuan dhe mundësitë për të përmirësuar likuditetin e kompanive si dhe rolin e sektorit të TIK-ut në sistemin e Kosovës dhe atë financiar patur parasysh zhvillimin e hovshëm të këtij sektori dhe potencialit të saj në vendin tonë.

    Kurti i falënderoi pjesëmarrësit për takimin, bashkëbisedimin dhe shkëmbimin e vyeshëm, duke vlerësuar rolin e diasporës si një nga faktorët kryesorë me të cilët bashkëpunojmë dhe ndajmë vizionin për zhvillimin e progresin e vendit

    Nga Rubrika
    Lajme13 Nëntor 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa thotë se më nuk qon peshë nëse thirret edhe kryeministri i Kosovës për...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli dje është intervistuar nga Prokuroria Speciale lidhur me një çështje penale e cila është në hetim nga...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Buxheti i Kosovës për vitin 2025, do të shqyrtohet sot në Komisionin për Komunitete dhe Kthim dhe Komisionin për Administratë Publike, Pushtet...
    Të tjera
    Lajme12 Nëntor 2024
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, e ka kritikuar qeverinë, respektivisht ministrin e Transportit, Liburn Aliun, për punën e keqe...
    Lajme12 Nëntor 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur krenarinë për performancën e jashtëzakonshme të ushtarëve të Forcave të Sigurisë së Kosovës...
    Vip12 Nëntor 2024
    Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 3, Xuxi për një moment ka filluar të qajë. E nga afër i qëndruan banorët duke...
    Lajme12 Nëntor 2024
    Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka kritikuar gjuhën akuzuese e denigruese të partisë në pushtetet ndaj sistemit prokurorial dhe gjyqësor, duke cilësuar...
    Lajme12 Nëntor 2024
    Lutfi Haziri e ka përsëritur qëndrimin se Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk e pranon draft-statutin e Asociacionit. Haziri në emisionin Rubikon me...
    Lajme12 Nëntor 2024
    Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se Kosova ka nevojë për zhvillim dhe se për të pasur zhvillim duhet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.