×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti takohet me zëvendëskryeministrin slloven, flasin për thellim të bashkëpunimit mes dy vendeve

    FrontOnline
    15 Dhjetor 2024

    Gjatë qëndrimit në Slloveni, kryeministri Albin Kurti takoi zëvendëskryeministrin e Sllovenisë, njëkohësisht ministrin e Punës, Familjes, Çështjeve Sociale dhe Mundësive të Barabarta të Sllovenisë, Luka Mesec.

    Sipas një komunikate për media, Kurti dhe Mesec diskutuan për marrëdhëniet bilaterale Kosovë – Slloveni, mundësitë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit dhe për rolin e mërgatës në forcimin e urave ndërmjet dy popujve dhe vendeve.

    Gjithashtu bashkëbiseduan edhe për situatën gjeopolitike në botë me theks në ndikimet e mundshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

    “Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë ndaj Kosovës, si në rrafshin evropian e ndërkombëtar ashtu edhe në fushën e sigurisë, ku trupat sllovene në Kosovë shërbejnë në kuadër të misionit të NATO-s, KFOR”, thuhet në komunikatën për media.

    Të mërkurën, me rastin e vizitës së Mesec në Kosovë ku u mirëprit nga ministri i Financave, Punës dhe Trasfereve, Hekuran Murati, u iniciua marrëveshja për sigurime shoqërore me Slloveninë.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Dhjetor 2024
    Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka prezantuar kandidatët për deputetë të Kuvendit...
    Lajme15 Dhjetor 2024
    Java e ardhshme paraqitet me kushte stabile të motit dhe rritje të vlerave termike. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se nga e...
    Lajme15 Dhjetor 2024
    Sekretari për Marrëdhënie Ndërkombëtare i Partisë Demokratike të Kosovës, Bernard Nikaj është zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm i Rrjetit të Partive Liberale të...
    Të tjera
    Lajme15 Dhjetor 2024
    Java e ardhshme paraqitet me kushte stabile të motit dhe rritje të vlerave termike. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se nga e...
    Bota/Rajoni15 Dhjetor 2024
    Shtetet e Bashkuara janë në “kontakt direkt” me rebelët e grupit Tahrir al-Sham (HTS), që tani kontrollon Sirinë, pas rrëzimit të regjimit...
    Lajme15 Dhjetor 2024
    Sekretari për Marrëdhënie Ndërkombëtare i Partisë Demokratike të Kosovës, Bernard Nikaj është zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm i Rrjetit të Partive Liberale të...
    Lajme15 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti, mbrëmë u mirëprit nga bashkatdhetarë që jetojnë dhe punojnë në Slloveni. Sipas një komunikate për media, i pari i...
    Lajme15 Dhjetor 2024
    Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka marrë pjesë në takimin e madh me bashkatdhetarë në Zvicër. Në këtë takim,...
    Lajme15 Dhjetor 2024
    Një aksident me fatalitet është regjistruar në Volljakë të Klinës. Sipas policisë, fillimisht në Qendrën Mjekësore Familjare është paraqitur një i lënduar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.