×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti takohet me qytetarë e aktivistë nga Sanxhaku, njihet me vështirësitë e tyre nga mungesa e demokracisë në Serbi

    FrontOnline
    09 Tetor 2024

    Në vazhdën e takimeve dhe agjendës së sotme, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti edhe aktivistë e qytetarë nga Sanxhaku. Ndër ta, prezente ishte edhe Amina Nuraj, aktiviste e çështjes kombëtare shqiptare në Sanxhak.

     Kryeministri Kurti u shprehu mirëseardhjen dhe kënaqësinë që t’i mirëpresë në qeveri. Ai u njoh së afërmi me jetën dhe aktivitetin e secilit pjesëmarrës e vështirësitë që vihen para tyre nga mungesa e demokracisë në Serbi dhe regjimit atje.

     Znj. Nuraj foli për pozitën e shqiptarëve në Serbi e veçanërisht në Sanxhak, duke trajtuar sfidat, kërcënimet e shtypjen e përditshme të aparatit shtetëror serb ndaj tyre e që shkel të drejtat e shqiptarëve atje.

     Kryeministri Kurti shprehu mbështetjen e tij të plotë e të parezervë për shqiptarët e Sanxhakut, kauzat dhe përpjekjet e tyre në drejtim të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe lirive të tyre.

    Pompa e derivateve me çmimet më të lira në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme09 Tetor 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është deklaruar për pjesëmarrjen e Kosovës në CEFTA. Ajo tha se më në...
    Lajme09 Tetor 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka takuar qytetarët e Prizrenit sot dhe nga atje është njoftuar me shqetësimet...
    Lajme09 Tetor 2024
    Përfaqësuesja e Posaçme e Sekretarit të Përgjithshëm në Kosovë, Caroline Ziadeh, ka deklaruar se e mbështet marrëveshjen e arritur mëngjesin e sotëm...
    Të tjera
    Bota/Rajoni09 Tetor 2024
    Bashkimi Europian pritet të mbajë në 15 tetor, në Luksemburg, Konferencën e Dytë Ndërqeveritare me Shqipërinë, e cila shënon dhe çeljen e...
    Lajme09 Tetor 2024
    Mendimi për motin – 9.10.2024 – Trendet javore Sipas trendeve të fundit javore, javën e ardhshme, pritet të kemi mot më të...
    Lajme09 Tetor 2024
    Deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, ka thënë se për të heronj janë të gjithë ata që kanë luftuar,...
    Bota/Rajoni09 Tetor 2024
    Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan zhvillon nesër një vizitë në Tiranë. Sipas informacioneve, ai pritet të mbërrijë në Tiranë në orën 11:00...
    Sport09 Tetor 2024
    Opinioni i futbollit në Kosovës është habitur mbrëmë kur doli lajmi se Drenica e pakënaqur me rezultatet, ndau rrugët me Megzon Visokën...
    Lajme09 Tetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur për bisedat e publikuara në media të shefes së deputetëve të VV-së,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.