×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti takohet me kryetarin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, flasin për bashkëpunim në shumë sektorë

    FrontOnline
    01 Nëntor 2024

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur në Bernë nga Kryetari i Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer bashkë me deputetin Cedric Wermuth dhe deputetin zviceran me prejardhje shqiptare, Islam Aliaj që janë pjesë e Grupit Parlamentar të Miqësisë Kosovë-Zvicër.

    Gjatë bashkëbisedimit, kryeministri Kurti theksoi rritjen ekonomike dhe progresin demokratik të shtetit tonë në tri vitet e fundit, duke veçuar edhe vëmendjen e veçantë ndaj sektorit të energjisë.

    Në lidhje me këtë të fundit, kryeministri e njoftoi z. Nussbaumer për projektin e ardhshëm konkurrues të energjisë së prodhuar me erë prej 150 MW, dhe suksesin e ankandit të parë solar prej 100 MW në të cilin fitues u shpall konzorciumi “Orllati” nga mërgata jonë në Zvicër, bashkë me kompani nga Gjermania dhe Kosova, thuhet në njoftim.

    Në vijim, kryeministri theksoi marrëdhëniet e fuqishme mes dy shteteve tona dhe mundësinë për rritje të mëtejme të shkëmbimit tregtar dhe thellimit të bashkëpunimit ekonomik, gjersa eksportet dhe importet e dyanshme janë rritur në mënyrë të theksuar në katër vitet e fundit.

    U diskutua dhe mbi politikat qeveritare gjithëpërfshirëse, ku kryeministri përmendi ndër të tjera bursat për vajzat dhe gratë në STEM, shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë, skemat e mbështetjes për nënat lehona dhe fëmijët, rritjen e pagës minimale, rritjen e pagave në sektorin publik dhe të pensioneve, dhe punën në lidhjen e tregut të punësimit me aftësimin profesional.

    Kurti theksoi dhe angazhimin e palëkundur të Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare ku edhe falënderoi shtetin e Zvicrës për mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme./Telegrafi

    Nga Rubrika
    Lajme01 Nëntor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se në kontratën kolektive është paraparë që...
    Lajme01 Nëntor 2024
    Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim Shefin e Misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR),...
    Front TV01 Nëntor 2024
    Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Berat Rukiqi, në një konferencë për media falsifikimin e raportit të Zyrës Kombëtare të Auditorit, e...
    Të tjera
    Lajme01 Nëntor 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, u takua sot me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, me ç’rast u diskutua për thellimin...
    Lajme01 Nëntor 2024
    Kryetari i degës së LDK-së, Visar Azemi tha se Qeveria po falsifikon dokumente e raporte zyrtare, duke iu referuar korrigjimit të raportit...
    Lajme01 Nëntor 2024
    Adem Grabovci ka njoftuar se do të jetë kandidat i PDK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës. Përmes një shkrimi në Facebook,...
    Lajme01 Nëntor 2024
    Lista Serbe pritet të vëprojë krejtësisht ndryshe nga dy proceset zgjedhore të organizuara në katër komunat e veriut të Kosovës, më 23...
    Lajme01 Nëntor 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, të premten ka vizituar Akademinë për Studime të Mbrojtjes Joana Bin Jassim, në Katar. Maqedonci ka njoftuar...
    Lajme01 Nëntor 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është takuar me presidentin e Këshillit Kombëtar Zviceran, Eric Nussbaumer, bashkë me deputetë të tjerë nga Grupi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.