×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti takohet me kryetarin e Bashkësisë Islame për Luginë, flasin për rëndësinë e ruajtjes së identitetit kombëtar e fetar

    FrontOnline
    09 Tetor 2024

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua ditën e sotme me kryetarin e Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Nexhmedin Ademi.

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është takuar me kryetarin e Bashkësisë Islame për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, Nexhmedin Ademin.

    Bëhet e ditur se gjatë takimit u trajtua rritja e bashkëpunimit ndërmjet komunitetit shqiptar të besimit islam në Preshevë dhe institucioneve të Kosovës, duke respektuar aspektet fetare, kulturore dhe edukative.

    “U diskutua rreth sfidave me të cilat përballen shqiptarët në Luginën e Preshevës dhe rëndësia e ruajtjes së identitetit kombëtar e fetar, dhe promovimit të harmonisë ndërfetare dhe ndëretnike në rajon. Kryeministri Kurti shprehu mbështetjen e tij e përkrahjen për shqiptarët e Luginës së Preshevës, të cilët ballafaqohen vazhdimisht me politikat shtypëse dhe diskriminuese të regjimit të Beogradit zyrtar”, thuhet në njoftimin e qeverisë, transmeton Klankosova.tv.

    Tutje, bëhet e ditur se Kurti tha se qeveria është e udhëhequr prej tij, është e para që ka investuar e realizuar restaurime të xhamive në vend e sipas tij, ka treguar vëmendje ndaj të gjitha komuniteteve fetare.

    “Kryeministri nënvizoi edhe bashkëpunimin e punën e frytshme të kësaj bashkësie, me qëllim të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, ushtrimit të lirë të fesë dhe avokimit për çështjet kombëtare”, thuhet në njoftim.

    Nga Rubrika
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është nderuar me Çmimin “Grand Excellence 2024” nga Qendra Albanian Excellence, për angazhimin e saj të palëkundur...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Periudha e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës është duke vazhduar ende. Periudhë kjo që nisi më 29 gusht do të...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    FOR përmes një komunikate për media ka njoftuar se Komanda Rajonale Perëndimore ka përfunduar sot një stërvitje të përbashkët evakuimi përmes operacioneve...
    Të tjera
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Ka shkuar në pesë numri i të vdekurve pas sulmit në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg të Gjermanisë. Kryetari i Saxony-Anhalt, Reiner...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta për 50% është...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Altin Krasniqi, jurist i diplomuar dhe një personalitet i njohur në fushën juridike dhe shoqërore, ka njoftuar kandidaturën e tij për deputet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka ngushëlluar për viktimat e sulmit të mbrëmshëm me veturë në një treg krishtlindjesh në Gjermani “Ngushëllimet e mia...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka mbërritur në Magdeburg me ministren e tij të Brendshme Nancy Faeser, në vendin ku ndodhi mbrëmë sulmi...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Deputetja e LDK-së dhe ish-ministrja, Hykmete Bajrami, ka thënë se Qeveria Kurti sa i përket investimeve kapitale të realizuara në vitin 2024...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.