“Kurti e falënderoi ambasadorin për urimet dhe për përkrahjen e vazhdueshme të Turqisë përgjatë të gjitha fazave të shtetndërtimit nëpër të cilat ka kaluar Kosova”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu u theksua se në takim u bisedua edhe për mundësinë e eliminimit të disa barrierave ekonomike që do të lehtësonin investimet dhe shkëmbime.
Ajo çfarë bie në sy në njoftimin e këtij takimi është se dyshja nuk kanë përmendur çështjen e hapjes së Ambasadës së Kosovës në Jerusalem, veprim ky i kundërshtuar nga Turqia./Front Online/