Ai sipas komunikatës së qeverisë potencoi që Austria do të vazhdojë të mbështesë Qeverinë e Republikës së Kosovës, sikurse dhe popullin e Kosovës, në udhëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian.
Tutje, ai veçoi fushën e arsimit të lartë dhe atë të investimeve direkte si pika kryesore të bashkëpunimit mes dy vendeve.
Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin Weidinger për urimin, dhe shprehu vullnetin dhe gatishmërinë për shtimin dhe thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit në mes Kosovës dhe Austrisë.
Sipas fotografive nga kryeministria, shihet që edhe sipas protokollit zyrtar, flamuri shtetëror është prapa Albin Kurtit, teksa ky i fundit gjatë periudhës që qëndroi në opozitë pas rrëzimit në qeverinë e parë që drejtoi, nuk e kishte pasur askund simbolin kryesor shtetëror. /Front Online/