Kryeministri Albin Kurti i shoqëruar nga ministri i Bujqësisë Faton Peci pritën sot në takim ambasadoren e Holandës në Kosovë, Carin Lobbezoo.
Ambasadorja Lobbezoo e përgëzoi kryeministrin Kurti për shembullin inkurajues që u ka dhënë qytetarëve me marrjen e vaksinës kundërCOVID-19.
Kryeministri Kurti tha se sado që në sasi të vogël kontingjenti i parë i vaksinave ka sjellë shpresë në Kosovë.
Në takim u bisedua edhe për gjendjen në sektorin e agrokulturës në Kosovë, për të cilën u tha se nevojitet një qasje e re ndaj prodhimit vendor dhe stimulimit të prodhuesve.
Kurti tha se duhet bashkëpunim më i ngushtë i institucioneve të larta arsimore me fermerët në mënyrë që të rritet produktiviteti. Ndërsa, ambasadorja Lobbezoo e njoftoi për projektet që Qeveria e Holandës është duke i implementuar në Kosovë në fushën e blegtorisë dhe prodhimit të qumështit.
Të dy bashkëbiseduesit shprehën vullnetin dhe gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e mira mes dy shteteve mike./Front Online/