×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti s’jep dorëheqje siç thotë Ligji, Cakolli: Neni 26 e përcakton se duhet të jepet formalisht

    FrontOnline
    27 Mars 2025

    Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) në një përgjigje për Express ka folur për vendimin e kryeministrit Albin Kurti për të mos e respektuar Ligjin e ri për Qeverinë, që obligon anëtarët e qeverisë që kanë fituar votat për deputet të japin dorëheqje para certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve, meqë konsiderohet se mandati i deputetit fillon në momentin kur certifikohen zgjedhjet.

    Ai thotë se meqë Kurti po konstaton vetë që mandati i qeverisë ka përfunduar me datë 23 mars, atëherë i bie që ai është dashur të japë dorëheqje ditën e djeshme.

    Cakolli thotë se neni 26 i Ligjit të ri thotë se anëtarët e qeverisë në detyrë, pra në statusin që ata e kanë sot, duhet të japin dorëheqje.

    “Në aspekt të vetë dorëheqjes është neni 28, 29, 30, 31 që flasin për mandatin dhe qeverinë, mandatin dhe dorëheqjen, para tyre është neni 26 qe thotë se anëtarët e Qeverisë në detyrë, në statusin që e kanë sot, ministrat dhe vetë kryeminsitri, duhet të japin dorëheqje. Meqë Kurti po konstaton që mandati ka përfunduar më 23 mars, i bie që ai dje është dashur të japë dorëheqje, dhe jo që ta lërë këtë çështje në kuadër të diskrecionit të tij për qeveri kalimtare. Sepse qeveria si e tillë, përkatësisht vetë kryeministri dhe deputetët tjerë që kanë pasur poste ministrore, kanë papajtueshmëri të mandatit nëse shkojnë në Kuvend duke mbajtur dy mandatet, edhe atë të ministrit. Prandaj ka qenë në diskutime për ligjin për qeverinë, që të shtohet kjo dispozitë, që t’iu kërkohet anëtarëve të qeverisë të japin dorëheqje, jo pra që të përmbyllet mandati i tyre, sepse dispozita flet për qeverinë në detyrë apo dorëheqje, që të njëjtit duhet të japin efektvisht dhe formalisht dorëheqje, duke mos e lënë vetëm në kuadër të përfundimit të rregullt ta mandatit”, ka thënë Cakolli për Express.

    ”Fatkeqësisht kjo çështje është administrative, që s’prodhohen pasoja ligjore, por që gjatë verifikimit të mandateve në Kuvend, kur të jepet betimit,  unë besoj që Komisioni përkatës në kuadër të kontrollit, duhet të verifikojë edhe këtë aspekt dhe të shohim nëse të njëjtit kanë papajtueshmëri të mandatit, siç unë besoj është rasti në këtë situatë”, ka shtuar tutje ai.

    Kurti në një reagim të para pak minutave, ka thënë se sipas Ligjit për Qeverinë, Mandati i Qeverisë ka përfunduar më 23 mars, dhe se s’ka nevojë për aktin formal të dorëheqje prej posteve.

    “Në përputhje me nenin 29, par. 1, nënpar. 1.4 të Ligjit Nr. 08/L-117 për Qeverinë e Republikës së Kosovës, mandati i secilit anëtar të Qeverisë po ashtu përfundoi më 23 mars, bashkë me përfundimin e mandatit të Qeverisë, pa pasur nevojë për aktin shtesë dhe formal të dorëheqjes prej posteve të tyre përkatëse sipas nënparagrafit 1.3 të po të njëjtit paragraf dhe nen”, ka shkruar Kurti.

    Nga Rubrika
    Lajme31 Mars 2025
    Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në rrugën magjistrale Prishtinë – Pejë, pikërisht te semaforët në fshatin...
    Lajme31 Mars 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti mëngjesin e sotëm ka shpërndarë hartën e cila përfshin edhe votat e mërgatës, me kusht dhe të...
    Lajme31 Mars 2025
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se edhe gjatë këtyre pushimeve festive ekipi i mirëmbajtjes po punon për ta...
    Të tjera
    Lajme31 Mars 2025
    Në ditën e Fitër Bajramit, Policia e Kosovës shqiptoi gjithsej 784 gjoba trafiku. Po në këtë ditë, sipas të dhënave të policisë,...
    Lajme31 Mars 2025
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, për “Front Online” është deklaruar ndaj paralajmërimit të ZRrE për shtrenjtimin e energjisë elektrike...
    Lajme31 Mars 2025
    Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) ka paralajmëruar një rritje prej 15% të çmimit të energjisë elektrike në Kosovë, një vendim që...
    Bota/Rajoni31 Mars 2025
    Duket se konsumimi i lartë i ëmbëlsirave dhe ushqimit të rëndë në ditën e parë të Bajramit, ka bërë që qindra persona...
    Lajme31 Mars 2025
    Sot shënohet 26 vjetori i masakrës në Pastasel të Rahovecit kun u vrarë dhe masakruan 106 persona nga ky fshat dhe fshatrat...
    Lajme31 Mars 2025
    Të hënën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje lokale shiu, të cilat në momente të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.