Kryetari i VV’së, Albin Kurti i ka uruar fitore Kombëtares së Kosovës në Futboll.
Përmes një statusi në Facebook, Kurti ka shkruar se të gjithë janë krenar me ekipin e Kosovës.
“Nuk ndodh shpesh që sytë e një populli të tërë të kthehen kah disa, në një vend, në një kohë. Rëndësinë e përballjes me Maqedoninë e Veriut më së miri e dijnë lojtarët dhe stafi i përfaqësueses sonë që na sollën deri këtu. Krenarë jemi me ta – shpresojmë edhe lojë të bukur drejt fitores”, ka shkruar Kurti.