×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti shkruan për 12 vendimet që i mori Qeveria sot

    FrontOnline
    23 Tetor 2024

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar për 12 vendimet të cilat i ka marrë Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 226 që e ka mbajtur sot.

    Kurti ka thënë se e kanë nisur me vendimin e lidhjes së e Marrëveshjes së Bashkëpunimit “Protokoll për Trajnimin dhe Bashkëpunimin në Fushën e Shëndetit Ushtarak” ndërmjet Ministrisë Mbrojtjes së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Turqisë.

    “E filluam me nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Bashkëpunimit “Protokoll për Trajnimin dhe Bashkëpunimin në Fushën e Shëndetit Ushtarak” ndërmjet Ministrisë sonë të Mbrojtjes dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Turqisë. Me këtë marrëveshje kuota e trajtimeve mjekësore në dispozicion të ushtarakëve tanë rritet nga 50 në 75 në vit. Të gjitha këto trajtime janë falas dhe bëhen në spitale ushtarake”, ka shkruar Kurti.

    Më pas ai ka përmendur edhe vendimet e tjera të cilat i ka marrë Qeveria sot:

    Miratuam dy projektligje me rëndësi:

    – Projektligjin për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave;

    – Projektligjin për Inspektoratin Qendror të Mjedisit, Ujërave, Natyrës, Ndërtimit si dhe Mbrojtjen nga Rrezatimi dhe Siguria Bërthamore.

    Në mesin e vendimeve që morëm ishin edhe:

    – miratimi i Katalogut të Vendeve të Punës për Shërbimin Civil, i cili përmban mbi 1500 pozita si dhe klasat, grupet dhe fushat e kërkuara të arsimit për këto pozita të kategorisë profesionale;

    – shpronësimi përfundimtar i pronave të prekura nga realizimi i projektit të Kompleksit Memorial “Masakra e Reçakut”;

    – aprovimi i Programit të Zyrës për Çështje të Komuniteteve, që përmes granteve dhe subvencioneve parasheh avancimin e të drejtave të komuniteteve joshumicë, integrimin e plotë dhe zhvillimin e barabartë.

    Atdhe Xharavina eliminohet nga Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Lajme23 Tetor 2024
    Sindikata e Bashkuar e Arsimit e Shkencës, ka nisur të marrë firmat e anëtarësisë si deklarim për nisjen e veprimeve sindikale, nëse...
    Lajme23 Tetor 2024
    Pasditen e sotme, në Ankara të Turqisë është raportuar për një sulm, të cilin autoritetet atje e cilësuan si terrorist. Nga ky...
    Lajme23 Tetor 2024
    Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, ka pritur në takim përfaqësuesit e Eurochambers, kryetarin Vladimirr Dlouhy dhe shefin ekzekutiv, Ben Butters, si dhe...
    Të tjera
    Lajme23 Tetor 2024
    Kisha nderin e veçantë të pritem sot në takime të ndara nga Ministri i Brendshëm i Republikës së Turqisë, Ali Yerlikaya dhe...
    Lajme23 Tetor 2024
    Tash e dhjetë ditë disa vende dhe lagje të Prishtinës janë duke shfrytëzuar mundësi të tjera të furnizimit me ujin e pijshëm...
    Lajme23 Tetor 2024
    Deputeti i LVV-së, Dimal Basha, ka thënë se nuk ka në plan të largohet nga subjekti në të cilin bënë pjesë. Në...
    Bota/Rajoni23 Tetor 2024
    Pasditen e kësaj të mërkure ka përfunduar shqyrtimi i kërkesës nga SPAK për masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-presidentin, Ilir...
    Vip23 Tetor 2024
    Flirtimet brenda banorëve të Big Brother VIP Kosova 3, veçse kanë nisur qysh në ditët e para të këtij edicioni. Gjesti kësaj...
    Vip23 Tetor 2024
    Kënga “Ana” i bëri sërish bashkë Kevinin dhe Anën në momente romantike brenda BBVK3. Dyshja kanë kënduar dhe vallëzuar së bashku, derisa...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.