×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Serbia do të mbahet gjithmonë përgjegjëse për të gjitha kr*imet e kryera në Kosovë, para dhe gjatë luf*tës

    FrontOnline
    24 Mars 2025

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka përkujtuar viktimat e masakrës së fshatit Kotlinë të Kaçanikut.

    Ai kujtoi se si më 24 mars të vitit 1999, Brigada e Mekanizuar 243 e Ushtrisë së Jugosllavisë, së bashku me njësite speciale të policisë, e rrethuan fshatin Kotlinë. Mes maltretimesh, policia serbe fillimisht i vrau tre të moshuar të cilëve më pas edhe ua dogjën trupat.

    “Në mesditë, policia i mori gratë, fëmijët dhe të moshuarit dhe i dërguan me kamionë në Kaçanik, kurse burrat në Ferizaj, ku pasi i malltretuan i dëbuan drejt Maqedonisë. Ndërkohë që i dogjën pothuajse të gjitha shtëpitë e fshatit Kotlinë, sikur edhe shkollën dhe ambulancën e fshatit, ushtarët serbë i rreshtuan 35 djem të rinj dhe i nisën drejt një zone malore të fshatit. Atje, 13 prej tyre arritën të iknin malit dhe t’u shmangeshin plumbave, ndërsa 22 të tjerët u vranë prej forcave serbe. 16 trupa u hodhën në një pus dhe 6 trupa në një pus tjetër, para se të dy puset të shembeshin nga eksplozivi i hedhur në ta.

    Pas luftës, në shtator të vitit 1999, ekipe të mjekësisë ligjore të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavi (ICTY), i hapën puset dhe i konstatuan varrezat masive në to. Këto fotografi, e dëshmojnë këtë proces dhe trupat e viktimave të nxjerra nga puset gjashtë muaj pas vrasjes së tyre. Në vitin 2011, gjenerali i policisë serbe, Vllastimir Gjorgjeviq, që gjatë luftës në Kosovë kishte shërbyer si Zëvendësministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë dhe shef i Departamentit të Sigurisë Publike të Ministrisë së Punëve të Brendshme, u akuzua në Hagë (ICTY) ndër të tjera edhe për përgjegjësi për krimet e kryera në Kotlinë. Ai u dënua me 27 vjet burg, për përgjegjësinë e tij dhe bashkëpjesëmarrje në vrasje, krime kundër njerëzimit, pjesëmarrje në ndërmarrje të përbashkët kriminale dhe nxitje në vrasjen e shqiptarëve në Kosovë. Por në vitin 2014, Dhoma e Apelit e ICTY-së ia uli këtë dënim Vllastimir Gjorgjeviqit në 18 vjet burgim”, ka shkruar shefi i qeverisë.

    Më tej, Kurti në Facebook thotë se para drejtësisë vendore dhe ndërkombëtare si dhe para historisë moderne të Evropës, Serbia do të mbahet gjithmonë përgjegjëse dhe fajtore për të gjitha krimet e të gjitha kategorive juridike të kryera në Kosovë, para dhe gjatë luftës.

    “Të vrarët në Kotlinë, do të kujtohen dhe do të nderohen gjithmonë bashkë me ata që ranë në rrugën e gjatë të popullit të Kosovës për liri”, ka shtuar ai.

    Nga Rubrika
    Lajme27 Mars 2025
    Analisti politik, Xhevdet Pozhari, ka folur për punën katër vjeçare të Qeverisë Kurti, duke theksuar se shtritrja e ligjshmërisë në veri të...
    Lajme27 Mars 2025
    Ish-diplomati Avni Arifi ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti, duke theksuar se Kosova dhe populli i saj nuk janë marrë kurrë me...
    Lajme27 Mars 2025
    Ministri i Mbrojtës, Ejup Maqedonci, ka bërë me dije se aleancë ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë ka për qëllim stabilitetin rajonal....
    Të tjera
    Lajme27 Mars 2025
    Janë bërë katër vite prej se Qeveria “Kurti” erdhi në pushtet. Këto vite, shënojnë një periudhë me sfida të mëdha, suksese të...
    Lajme27 Mars 2025
    Kryeministri Albin Kurti ka rënë pre e një mashtrimi telefonik gjatë muajit shkurt, pak kohë pas përfundimit të zgjedhjeve të 9 shkurtit....
    Lajme27 Mars 2025
    Në tri ditët e fundit, Kosova ka përjetuar katër vrasje, përfshirë një vetëvrasje, duke shkaktuar shqetësim në opinion. Ekspertët e sigurisë kanë...
    Lajme27 Mars 2025
    Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka zbardhur detaje nga marrëveshja trepalëshe për bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes...
    Lajme27 Mars 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të certifikojë rezultatet e zgjedhjeve të 9 shkurtit. Mbledhja do të nisë në ora 16:00. Në...
    Bota/Rajoni26 Mars 2025
    Gjykata Penale në Koçan ka refuzuar ankesat e 14 personave të përfshirë në hetimin për tragjedinë, duke i lënë në paraburgim. Ndërkohë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.