Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka thënë se rikthimi i qeverisjes së mirë është i nevojshëm për vendin.
Sipas tij vonesa e kësaj por edhe e zgjedhjeve të reja, gjithnjë po bëhet më e pamundur.
”Lëvizja është shumica”.
”Rikthimi i qeverisjes së mirë është aq i nevojshëm kurse zgjedhjet dhe ndryshimet janë të domosdoshme. E, vonimi i këtyre po bëhet gjithnjë e më i pamundur”.
Këto komente, Kurti i tha përmes një reagimi të tij në facebook, ndërsa bëri të ditur se Lëvizjes Vetëvendosje iu janë bashkuar edhe disa anëtare të reja.
”Florije Rexha dhe Valentina Rexha, nënë e bijë me prejardhje nga Gjakova, u anëtarësuan në VETËVENDOSJE!. I mirëprita në takim bashkë me aktivisten e Lëvizjes Esma Bunjaku”.