×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Rezistenca e Gllogjanit tregoi qëndrueshmërinë e popullit të Kosovës

    FrontOnline
    24 Mars 2025

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar betejën e Gllogjanit e 27 viteve më parë kur, sipas tij, njësitë policore serbe sulmuan qendrën e një prej grupeve të armatosura më aktive të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    “Në javët e para të luftës në Kosovë, 27 vite më parë, si sot, më 24 mars 1998, njësite policore serbe ia mësyen fshatit Gllogjan të Deçanit, duke sulmuar qendrën e një prej grupeve të armatosura më aktive të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Që nga paraditja e deri në mbrëmje, ata u përballën me një rezistencë të armatosur të qendërzuar rreth familjes së Hilmi Haradinajt dhe bijve të tij”, ka shkruar Kurti derisa ka përkujtuar këtë ditë.

    Tutje, kreu qeveritar ka shkruar për Ramush Haradinajn që atë ditë u plagos dy herë gjatë luftimeve e se si u zmbrapsën policia serbe.

    “Të komanduar nga Ramush Haradinaj, i cili atë ditë u plagos dy herë gjatë luftimeve, bashkë me vëllezërit e tij Shkëlzenin, Dautin, Frashërin dhe Enverin, me motrën e tyre Mema, me kushërinjtë Rasimin e Bujarin, me nipin Kujtim Zeneli dhe me bashkëluftëtarë të tjerë, i zmbrapsën policinë serbe duke u shkaktuar dëme e të vrarë”.

    Kryeministri tha se atë të martë, 27 vjet më parë, kullat e Gllogjanit u kthyen në kulla qëndrese.

    “Teksa u luftua te shtëpitë Smajl e Rasim Haradinajt, në shtëpitë e Zeqë e Ibrahim Mustafës, në shtëpinë e Xhafer Sadriut dhe Islam Hasanit. Më 24 mars 1998, në Gllogjan ranë dëshmorë Gazmend Mehmetaj, Agron Mehmetaj dhe Himë Haradinaj”, vijoi tutje shkrimin e tij Kurti.

    Sipas kreut të ekzekutivit, rezistenca në Gllogjan tregoi qëndrueshmërinë e popullit të Kosovës për ta vazhduar luftën për liri deri në çlirimin e Kosovës nga Serbia pushtuese dhe armike.

    “Mirënjohje të përhershme dhe nderime të gjithë atyre që luftuan e u angazhuan për çlirimin e Kosovës. Lavdi dëshmorëve të kombit dhe të gjithë të rënëve për lirinë e atdheut!”, ka përfunduar shkrimin përkujtues për këtë përvjetor, Kurti.

    Nga Rubrika
    Lajme26 Mars 2025
    Të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, ku pritet kohë pas kohe të ketë reshje shiu, lokalisht në formë të...
    Lajme26 Mars 2025
    Shteti i Kenias sot mori vendimin për njohjen e shtetit të Kosovës. Lajmin e bëri të ditur ish-presidenti Behgjet Pacolli, përmes një...
    Lajme26 Mars 2025
    Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, deklaroi sot se marrëveshja për bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes që u...
    Të tjera
    Lajme26 Mars 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, të enjten e 27 marsit në ora 16:00 do të certifikojë rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit,...
    Lajme26 Mars 2025
    Njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, është deklaruar për “Front Online” lidhur me vrasjet e ndodhura gjatë kësaj jave në Kosovë,...
    Lajme26 Mars 2025
    Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, pasditen e sotme njoftoi se shteti i kontinentin afrikan, Kenia, ka njohur pavarësinë e Kosovës, vendim i...
    Lajme26 Mars 2025
    Një tentim grabitje që pati ndodhur paraditen e 17 marsit, në një qendër tregtare në Veterrnik la të plagosur dy persona. Një...
    Lajme26 Mars 2025
    Kenia ka njohur zyrtarisht Kosovën si shtet, duke e bërë kështu vendin më të ri që mbështet pavarësinë e shpallur më 17...
    Lajme26 Mars 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka mirëpritur njohjen e Kosovës nga Kenia. LDK-ja ka falënderuar presidentin e Kenias William Ruto, duke thënë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.