×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti reagon për shpërthimin në Zveçan: Tentim që të pengohet funksionimi normal dhe të minohet zhvillimi ekonomik

    FrontOnline
    01 Prill 2025

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka dënuar fuqishëm sulmin ndaj objektit të Postës së Kosovës në Zveçan, duke u shprehur i shqetësuar.

    Ai ka thënë se ky sulm është orvatje për të cenuar sigurinë dhe për të penguar integrimin e qytetarëve në sistemin ligjor.

    ‘‘Brengosëse në këtë situatë mbetet fakti se individë të njohur për lidhjet e tyre me grupe kriminale dhe terroriste, si Millan Radoiçiq, vazhdojnë të mbeten të lirë, e po strehohen dhe po shfrytëzohen nga pushteti në Serbi për qëllime shoviniste’’, ka shkruar ai mes tjerash.

    Ai ka shkruar edhe se, përmes krijimit të tensioneve artificiale, është duke u tentuar që të pengohet funksionimi normal i institucioneve.

    Postimi:

    Me shqetësim të thellë dhe vendosmëri të palëkundur për të mbrojtur stabilitetin dhe rendin kushtetues, dënojmë fuqishëm sulmin me elemente terroriste ndaj objektit të Postës së Kosovës në Zveçan, i kryer sot me datë 1 prill 2025.

    Ky akt dhune është një orvatje për të cenuar sigurinë dhe për të penguar integrimin e qytetarëve në sistemin ligjor dhe institucional të Republikës së Kosovës.

    Brengosëse në këtë situatë mbetet fakti se individë të njohur për lidhjet e tyre me grupe kriminale dhe terroriste, si Millan Radoiçiq, vazhdojnë të mbeten të lirë, e po strehohen dhe po shfrytëzohen nga pushteti në Serbi për qëllime shoviniste.

    Qëndrimi në liri i kriminelit Radoiçiq dhe mosdorëzimi i tij autoriteteve të shtetit tonë është një mesazh i rrezikshëm që inkurajon kriminelë e terroristë, ekstremistë të ndryshëm, që të vazhdojnë veprimet e tyre me tendencë destabilizuese.

    Përmes krijimit të tensioneve artificiale, po tentohet të pengohet funksionimi normal i institucioneve dhe të minohet zhvillimi ekonomik e përparimi demokratik i vendit tonë.

    Sulmi tinëzar me granatë në terrin e natës është orvatje nga dëshpërimi dhe pafuqia e atyre që nuk sundojnë më në veriun e Kosovës. Posta e Kosovës do të qëndrojë aty si ndërmarrje publike, xhami i ri do të vendoset e shërbimet legale do të vazhdojnë të ofrohen për të gjithë qytetarët.

    Institucionet relevante janë duke kryer hetime të plota për të sjellë para drejtësisë autorët e këtij akti të rëndë.

    Kosova mbetet e përkushtuar ndaj paqes dhe stabilitetit rajonal, por nuk do të lejojmë asnjë përpjekje për të sfiduar rendin tonë kushtetues dhe sigurinë e qytetarëve tanë.

    Shteti do të vazhdojë të veprojë me vendosmëri për të siguruar që të gjithë qytetarët, pa dallim, të jetojnë në një mjedis të sigurt dhe të lirë. /GazetaExpress

    Nga Rubrika
    Lajme05 Prill 2025
    Komandanti i Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe i KFOR-it, kolonel Alberto Santini, kryesoi Paradën e Medaljeve të Karabinierëve italiane dhe moldave në Prishtinë....
    Lajme05 Prill 2025
    Gazetari i ekonomisë, Mehmet Gjata, ka kundërshtuar kërkesën e re për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, duke e quajtur atë të...
    Lajme05 Prill 2025
    Kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Nexhat Llumnica, ka deklaruar për “Front Online” se punonjësit e KEK-ut do të jenë pranë...
    Të tjera
    Vip05 Prill 2025
    Këngëtari i njohur Luiz Ejlli është mjaftë i kërkuar në mbrëmje muzikore. Por me veprimin e fundit ka rrëmbyer vëmendjen e mijëra...
    Opinione05 Prill 2025
    Nga Medlir Mema: Në një kohë kur ekonomia globale është më e ndërlidhur se kurrë, proteksionizmi mund të duket si një strategji...
    Lifestyle05 Prill 2025
    Dashi Parashikohet një ditë mjaft interesante dhe pozitive për të lindurit e kësaj shenje. Këshillohet që të mos i lini mundësitë që...
    Vip05 Prill 2025
    Samanta Karavella, e njohur për natyrën e saj të rezervuar, së fundmi ka ndarë lajmin e bukur me ndjekësit. Ajo është bërë...
    Sport05 Prill 2025
    Tifozët shpesh ndihmojnë klubet e tyre të dashura përveç mbështetjes së zakonshme nga tribuna, siç është rasti i atyre të St. Paulit....
    Lajme05 Prill 2025
    Polici i cili vdiq të premten në Prishtinë, Alban Tolaj, varroset sot në Pejë. Këtë e bën të ditur familjarët e të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.