Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i është përgjigjur akuzave të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka deklaruar se Kurti e Haradinaj e kanë dëmtuar Kosovën në sferën diplomatike.
Sa i përket kryeministrit Rama, Kurti tha se nuk kanë qëndrim të njejtë karshi presidentit serb Vuçiq, teksa shtoi se Rama nuk ka guxim ta thotë të vërtetën për homologun e tij serb.
“Me kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën, ne nuk e kemi të njëjtin qëndrim sa i përket presidentit të Sërbisë, kjo është një pikë e rëndësishme në të cilën ne dallojmë…Fatkeqësisht kryëministri i Shqipërisë nuk guxon ta thotë të vërtetën për presidentin e Serbisë, për çfarë motivesh e arsyesh unë nuk jam në gjendje ta them”, tha Kurti, transmeton Gazeta Express.
“Ne duhet të bashkohemi për luftën clirimtare, Ushtrinë Çlirimtare por edhe kundër Serbisë, e cla është kundër nesh…Nuk do të mund të bashkohemi si komb me qëndrime të ndryshme kundër Serbisë”, shtoi Kurti.
Ai tha se Shqipëria nuk ka të drejtë të dallojë në qëndrim ndaj Beogradit, me ç’rast I bëri thirrje Kuvendit të Shqipërisë të miratojë rezolutën për njohjen dhe dënimin e gjenocidit të Serbisë.