×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti publikon pamjet: Ushtria serbe lëvizi 50 metra afër kufirit me Kosovën, ikën me shpejtësi kur i xhiruam

    FrontOnline
    12 Tetor 2024

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se gjatë ditës së sotme, Serbia lëvizur trupat e saj rreth 50 metra afër vijës kufitare me Kosovën, në territorin e komunës së Kamenicës.

    Kurti ka bërë të ditur se institucionet përkatëse të sigurisë së Republikës së Kosovës kanë detektuar menjëherë këto lëvizje provokuese nga ushtria e Serbisë, të cilat, ai thotë se kanë për synim nxitjen e tensioneve.

    Ai ka njoftuar se kur e kanë parë “që i kemi vërejtur dhe xhiruar, kanë ikur me shpejtësi e janë larguar për në brendi të territorit të tyre”.

    “Serbia sot ka provokuar sërish duke lëvizur trupat e saj rreth 50 metra afër vijës kufitare me Kosovën, në territorin e komunës së Kamenicës.
    Institucionet përkatëse të sigurisë së Republikës së Kosovës kanë detektuar menjëherë këto lëvizje provokuese nga ushtria e Serbisë, të cilat kanë për synim nxitjen e tensioneve.
    Kur e kanë parë që i kemi vërejtur dhe xhiruar, kanë ikur me shpejtësi e janë larguar për në brendi të territorit të tyre.

    Qeveria e Republikës së Kosovës ka bërë investime të paprecedenta në ngritjen dhe përmirësimin e kapaciteteve të strukturave të inteligjencës, sigurisë dhe mbrojtjes, të cilat janë të gatshme për të parandaluar çdo kërcënim ndaj integritetit territorial dhe sovranitetit të shtetit tonë.

    Sinergjia ndërmjet strukturave të sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe bashkëpunimi me partnerët e aleatët rajonalë dhe ndërkombëtarë, përbën garanci për sigurinë në Kosovë.

    Ndërkohë, Serbia vazhdon të nxisë tensione nëpërmjet veprimeve hibride, duke synuar destabilizimin e rajonit, megjithëse hapësira për këto manovra po i ngushtohet dita-ditës.

    Kosova mbetet e palëkundur në rrugën e saj drejt integrimeve euro-atlantike, me institucionet e saj vigjilente 24/7, duke mbrojtur vendin e duke siguruar monitorim maksimal të situatës”, ka shkruar Kurti.

    Nga Rubrika
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Deputeti Haki Abazi ka bërë me dije se nuk ka më votë për Albin Kurti. Abazi, i cili në këtë legjislaturë është...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Këshilli Prokurorial i Kosovës ka publikuar rezultatet e intervistimit të kandidatëve për kryeprokuror në pesë prokurori themelore. Para se të votohen në...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Policia ka bërë të ditur se e kanë parandaluar edhe një rast tjetër të kontrabandimit me mallra. Në njoftimin e lëshuar thuhet...
    Të tjera
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se në rajonin e Ferizajt në dy raste të ndara, në Ferizaj dhe në Shtime policia ka...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Të premten në Prishtinë u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit për Sigurinë Ushqimore, Veterinari dhe Fitosanitare mes Kosovës dhe Shqipërisë. Ministrja e Bujqësisë...
    Kronika21 Dhjetor 2024
    Policia ka bërë të ditur se të premten në Prishtinë ka kontrolluar dy lokacione për veprat penale falsifikim i dokumenteve dhe armëmbajtje...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Banori i shtëpisë më të madhe në vend, Gjesti i ka propozuar një plan të ri Sarës. Ai i tha që të...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 3, Fitimi ka shprehur pëlqimin e tij për Sarën. Kjo erdhi pas këtë pyetje ia bëri...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Banorët e Big Brother VIP Kosova 3, Leo dhe Xuxi kanë diskutuar për marrëdhënien e Drilonit me Sarën. Sipas Leos, Sara po...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.