×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti priti përfaqësuesit e katër instituteve evropiane të politikave

    FrontOnline
    27 Mars 2025

    Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim përfaqësues të katër instituteve të rëndësishme evropiane të politikave publike: Carnegie Europe, Instituti Jacques Delors – Notre Europe, Këshilli Gjerman për Marrëdhënie me Jashtë (DGAP) dhe Instituti Clingendael nga Holanda.

    Në takim, Kurti i informoi përfaqësuesit e organizatave për zhvillimet më të fundit politike, demokratike dhe institucionale në Kosovë, si dhe për prioritetet qeverisëse në këtë fazë të re pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

    Ai riafirmoi përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian si dhe angazhimin për avancim drejt anëtarësimit në NATO, si pjesë e orientimit të qartë euroatlantik të vendit.

    “Vizita e delegacionit në Kosovë është organizuar nga Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) dhe synon mbledhjen e informatave dhe analizën e thelluar të zhvillimeve në vend. Në përmbyllje të saj, pesë institutet partnere do të bashkëpunojnë për një publikim të përbashkët, që do të ofrojë rekomandime konkrete për avancimin e reformave dhe për forcimin e institucioneve demokratike në Kosovë”, thuhet në komunikatën e Qeverisë së Kosovës.

    Nga Rubrika
    Lajme31 Mars 2025
    Kirurgu oral, Fisnik Mekaj ka ofruar shërbime dentare falas për të gjithë anëtarëve të Njësisë Speciale Intervenuese (FIT). Këtë e bëri të...
    Lajme31 Mars 2025
    Presidenti i Shqipërisë , Bajram Begaj, mori pjesë sot në ceremoninë përkujtimore të “Dëshmorit të Kombit” Indrit Cara, në 26-vjetorin e rënies...
    Lajme31 Mars 2025
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Podujevë, mesnatën e së dieles në Podujevë. Një grua ka tentuar t’i ngulfas katër fëmijet...
    Të tjera
    Lajme31 Mars 2025
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani. ka përkujtuar sot 26 vjetorin e masakrës së Pastaselës së Rahovecit dhe atë të Burimit të Malishevës....
    Bota/Rajoni31 Mars 2025
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky kishte rezervuar disa fjalë për liderin rus në fjalimin e tij të natës. Prej disa javësh, ka...
    Bota/Rajoni31 Mars 2025
    Gjykata e Parisit e ka shpallur fajtore Marine Le Pen për përvetësim të fondeve të BE-së dhe asaj i është ndaluar me...
    Lajme31 Mars 2025
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka nderuar kujtimin e 106 martirëve të ekzekutuar nga forcat serbe në fshatin...
    Lajme31 Mars 2025
    Në Pastasel të Komunës së Rahovecit, janë përkujtuar në 26 vjetorin e rënies së 106 civilëve të këtij fshati dhe dhjetëra mysafir...
    Lajme31 Mars 2025
    Partitë opozitare nuk kanë gjetur ende një konsensus për bashkëpunim të mundshëm për formimin e Qeverisë nëse një gjë të tillë nuk...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.